Futboll Kategoria Superiore Sport

“BËMË NJË LOJË TË DOBËT”/ Trajneri Duro i zhgënjyer: Humbëm shumë topa, Kukësi ishte nervoz sepse…

Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro, u duk i zhgënjyer nga humbja me Bylisin në transfertë, për më tepër me përmbysje.

Duro u shpreh se mungesat nuk mund të jenë justifikim, ndërsa pranoi se ekipi i tij nuk bëri aspak një lojë të mirë, e se humbi shumë topa.

Humbja me përmbysje…

E kam thënë që të gjithë kundërshtarët duhen respektuar. Mund të marrësh rezultat negativ si ne sot me Bylisin. Më vjen keq sepse e nisëm në avantazh. Nuk luajtëm mirë, nuk e menaxhuam avantazhin. Humbëm shumë topa përpara. Nuk i dhamë frymëmarrje skuadrës. Në të dytën, patëm zotërimin e lojës, patëm mundësi shënimi. Goli mund të na sillte te fitorja. U ndëshkuam në fund nga një pakujdesi.

Sa ju penalizuan mungesat?

Nuk dua të justifikohem. Kjo është pjesë e kampionatit. E kam thënë, Ethemi dhe Musta kanë qenë në formë. Edhe Teqja, por ne kemi grupin. Nuk justifikohem. Ata ndikojnë, por duhet të bënim paraqitje më të mirë sot. Hasëm vështirësi ndaj një kundërshtari agresiv në dyluftime. Në pjesën e parë humbëm shumë topa, ndërsa në të dytën e mbajtëm topin, kërkuam me vertikalizime. Ishim rrezik për kundërshtarin. Kishim 2-3 raste të pastra, por ka meritë edhe kundërshtari që ishte i vendosur me shumë forca në zonë, dhe kjo nuk na la të shënonim.

Keni lënë 5 pikë. A bëhet më e ndërlikuar situata, pasi kthesën duhet ta bëni me Tiranën?

Filluam mirë, por çdo humbje e ndërlikon situatën. Është fillimi, dhe duhet një sforcim i madh çdo javë. Duhet të përgatitemi mirë, sepse ka kundërshtarë jo të lehtë të munden. Kampionati do jetë i ekuilibruar për sa i përket rezultateve.

U duk nervoz Kukësi?

U duk sikur e morëm lehtë pas golit të shënuar, por hasëm në vështirësi për fajin tonë. Nuk shtruam lojën, nuk morëm lojën në kontroll si rezultat i agresivitetit të Bylisit. Kur nuk ecën loja, ka edhe momente nervozizmi.

Related posts

ZYRTARE/ Revolucion i madh te Çelsi, blutë e Londrës ndajnë rrugët përfundimisht me…

F.autor

(VIDEO) Celta Vigo befason Realin, vendasit në avantazh

Q.Autor

Hummels dhe Kroos kritikojnë ekipin ndërsa Low ka shpresa, ja reagimi i Gjermanisë pas disfatës

Sadik.Autor

Leave a Comment