Ekskluzive Futboll La Liga Sport

BENZEMA, JAMES DHE HAZARD/ Tre arsye për të besuar tek Real Madrid

Pas një sezoni shkatërrues të 2018/19, tifozët e Real Madrid gjetën një arsye për të buzëqeshur edhe një herë me paraqitjen e Karim Benzema, James Rodriguez dhe Eden Hazard kundër Levantes.

Francezi mori veshjen e golashënuesit pas largimit të Cristiano Ronaldos dhe, pas 30 golave ​​të tij në të gjitha garat sezonin e kaluar, ai tashmë ka shënuar katër herë në katër ndeshjet e para në këtë sezon të ri.

Bezmena është sulmuesi i parë i zgjedhur nga Zinedine Zidane dhe, në moshën 31 vjeçare është më i “pjekur” se kurrë, pasi ka 152 gola në La Liga dhe është golashënuesi i 19-të më i mirë në histori në kampionatin spanjoll.

Ndërkohë, James Rodriguez ishte një nga interpretuesit më të mirë të Los Blancos në fitoren kundër Levante, duke prodhuar shanse të shumta dhe një asistim për Benzema për golin e dytë të skuadrës.

Mungesa e Luka Modric për shkak të lëndimit e nxiti Zidane të përdorë kolumbianin.

Edhe pse James ishte verën e kaluar në derën transferimeve të Real Madridit, ai tani konsiderohet si një nga nënshkrimet më të mira të klubit së bashku me Eden Hazard, i cili bëri debutimin e tij në La Liga.

Ylli belg doli nga pankina dhe, megjithëse nuk shënoi, ai shprehu euforinë e tij për fitoren e parë të Real Madrid në shtëpi këtë sezon.

“Jam i lumtur që luaj dhe fitoj,” tha Hazard.

“Kur kthehesh nga një dëmtim është e vështirë të marrësh ritmin dhe të duhet kohë të kthehesh në formën e duhur.

“Gjëja më e rëndësishme ishte të fitonim dhe ne bëmë një punë të mirë”.

AlpeSport.al

Related posts

POLEMIKAT PËR TË ARDHMEN E YLLIT FRANCEZ/ Agjenti Raiola: Pogba s’do ta refuzonte kthimin në Juventus!

Delo.autor

DËSHTIMI NË CHAMPIONS/ Barça gati transfertën e madhe në sulm. Nisin negociatat me…

F.autor

E BUJSHME/ E konfirmon gazetari italian, Lazio tani kërkon lojtarin e Liverpool…

Delo.autor

Leave a Comment