Futboll Sport

CHAMPIONS/ Atletico nuk “vdes kurrë”, ndal Juventus me barazim të “çmendur” (VIDEO)

Atletico Madrid-Juventus nuk mund të jetë kurrë një ndeshje pa emocione… Ashtu si sezonin e shkuar, edhe këtë sezon, dueli në fjalë ka dhuruar gola, por sidomos edhe raste pafund. Simeone, si zakonisht, nuk përmbahet dhe në fund të ndeshjes feston si i çmendur barazimin 2-2 me Herrera, që ka arritur të marrë 1 pikë për “colchoneros” në një ndeshje që në pjesën e dytë mori drejtimin bardhezi.

Juventusi shpërdoron një mundësi të artë, teksa Cuadrado dhe Matuidi realizuan pas pushimit dy gola dhe u duk sikur fundosën dhe shuan shpresat e Atleticos.

Por, skuadra madrilene “nuk vdes kurrë” dhe reagon me Savic dhe, në fund, Herrara. Mbrojtja bardhezi për t’u rishikuar, në të dy rastet, duke qenë se golat kanë ardhur me kokë.

Ronaldo, në fund, pati shansin për të shënuar golin e fitores te “viktima e preferuar”, por topi doli ngjitur me shtyllën.

Ronaldo, në fund, pati shansin për të shënuar golin e fitores te “viktima e preferuar”, por topi doli ngjitur me shtyllën.

Related posts

SHPËRTHIMET NË RIAD/ Avioni i Ronaldos largohet natën, zbarkon në Madrid

F.autor

EKSKLUZIVE/ KASHAMI: Ja pse u largova nga Beslidhja. PANUCCI kontradiktor, kombëtarja nuk është e…

Isa.Autor

Ofertat e shumta ndaj Mkhitaryan, vjen reagimi i Mourinhos

Q.Autor

Leave a Comment