Futboll Premier League Sport

Marcos Rojo: Mourinho më ka urdhëruar të driblohem nga Alexis Sanchez

Marcos Rojo ka zbuluar se Jose Mourinho ka kërkuar nga ai që të mos thyejë aksionet kur Alexis Sanchez e ka topin në zotërim gjatë seancave stërvitore, pra të pranojë driblimin pa bërë rezistencë. Mbrojtësi argjentinas shquhet për ashpërsinë e tij, por që nga janari kur Sanchez erdhi nga Arsenal, Mourinho i ka thënë që t’ia lehtësojë veprimet kilianit.

“Kur Sanchez erdhi për herë të parë në stërvitjen tonë, Mourinho më kërkoi që të mos e ndaloja kur kishte topin, – tha Rojë për gazetën argjentinase “Ole”. – Kur e kam pasur kundërshtar nuk ia kam kursyer ashpërsinë, por tani gjërat kanë ndryshuar dhe më duhet të sillem në një mënyrë që nuk jam mësuar më parë. Por me këtë nuk dua të them se Alexis Sanchez nuk është një futbollist i madh.”

Më pas Rojo shton: “Ndoshta Mourinho nuk donte të vazhdonte përplasje fizike dhe me sharje që ndodhte mes meje dhe Sanchez sa herë luanim kundër Arsenal. Kësisoj më urdhëroi të mbyll një sy dhe të driblohem prej tij.”

Related posts

MERKATO E VERËS/ Godet Egnatia, akord me dy mbrojtës dhe ish-mesfushorin e Teutës

Delo.autor

PRANË MARRËVESHJES ME INTER/ Drejt “Zikaltërve” mesfushori i Barcelonës…

Delo.autor

Bale “lodhet” tek Reali, joshet nga skuadra e Premier League

Sadik.Autor

Leave a Comment