Futboll Seria A Sport

DERBI MILANEZ/ Flet Paulo Maldini: Ndeshjet më të veçanta me Inter kanë qenë në…

Të shtunën do të luhet ndeshja midis Milanit dhe Interit, një sfidë që pritet me shumë interes nga të tifozeritë e të dyja skuadrave.

Në prag të kësaj ndeshje ka folur edhe Paolo Maldini, i cili në kanalin zyrtar të klubit është shprehur: “Derbi është gjithmonë një emocion i shkëlqyer, por duhet t’i them faleminderit Zotit, që rëndësia e këtij derbi nuk është më e madhe se rëndësia e fitimit të diçkaje këtë sezon. Në qytete të tjera derbi është më i rëndësishëm, sepse skuadrat nuk kanë arritur të fitojnë diçka më të madhe se derbi. Unë kam luajtur më shumë se 50 derbi, secili ishte pak më ndryshe. Në të gjitha këto derbi kishte emocione të ndryshme. Ndoshta më emocionuesit ishin ato në Ligën e Kampionëve. Gjithmonë e ndjeni ngrohtësinë e tifozëve, sidomos të atyre të Milanit.”, u shpreh 51-vjeçari.

Kuqezinjtë nuk vijnë në këtë ndeshje në formën me të mirë të mundshme, pasi pavarësisht se kanë marrë 2 fitore në 3 ndeshjet e fundit, ata nuk kanë bindur me lojën e tyre. Megjithatë shpresojnë se në ndeshjen e së shtunës, do të tregojnë një performancë shumë të mirë dhe do të dalin me 3 pikë.

Related posts

BARCELONA-CELTA VIGO/ Sulmuesi Mina shtang portierin Ter Stegen me një SUPER GOL nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

DERBI I NDËRRIMIT TË UNIFORMAVE/ Partizani plot me dinamovitë, kur Daja i merrte Shkëmbit titullin

Delo.autor

MË I DOBËTI NË FUSHË/ Ja çfarë gafe bën mbrojtësi Veseli ndaj Genoas (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment