Futboll Sport

SUKSESI I KOSOVËS NË “EURO 2020″/ Fenerbahçe elozhe yllit të ekipit: Urime Vedat Muriqi… (FOTO)

Për suksesin e madh të Kosovës ndaj Republikës Çeke nuk mund të mungonte urimi i ekipit turk të Fenerbahçe, ekip në të cilin aktivizohet edhe sulmuesi Vedat Muriqi, autor i golit të parë në suksesit 2-1.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit në Facebook, Fenerbahçe i shpreh urimet e tij yllit të skuadrës Muriqi.

“Urime Vedat Muriqi! Në ndeshjen që Kosova mposhti Çekinë 2-1, golin e parë për Kosovën e shënoi Muriqi”, shkruhet në urimin e klubit turk të Fenerbahçe.

Pas transferimit këtë merkato vere nga Rizespor te Fenerbahçe, Muriqi është shndërruar në yllin e ekipit nga Stambolli dhe në benjaminin e tfiozerisë verdheblu. Në 3 ndeshjet e para të këtij sezoni Fenerbahçe është në vendin e dytë të Superligës turke me 7 pikë, ndërsa sulmuesi i Kosovës ka shënuar 2 gola.

Related posts

NDESHJA DERBI NDAJ INTERIT/ Ja rekordi që Ronaldo pret të shkruajë historinë

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENËN/ Marquinho: Ja çfarë planifikoi Neymar për Haaland pas takimit PSG-Dortmund

Delo.autor

Real Madrid – PSG, çmimi i një bilete deri në 750 euro

Q.Autor

Leave a Comment