Futboll Sport

“DUELI I TITANËVE”/ Diego Simeone: Cristiano Ronaldo është një kafshë

Atletico Madridi do të presë ditën e sotme Juventusin në stadiumin e tyre, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Kjo pritet të jetë një sfidë shumë e bukur dhe e luftuar, duke ditur që të dyja ekipet shquhen për agresivitetin në fushën e lojës.

Në prag të kësaj ndeshjeje, në konferencë për shtyp ka dalë trajneri i spanjollëve, Diego Simeone, i cili është shprehur: “Allegri ishte te Juvja për 5 vite, ndërsa Sarri ka aty vetëm 2 muaj. Përshtatja kërkon kohë, teksa e njëjta gjë vlen edhe për ne. Kemi shumë lojtarë të rinj, disa prej tyre pa përvojë në Ligën e Kampionëve. Përvoja fitohet vetëm duke luajtur, duke bërë gabime ose gjëra të mira. Shpresojmë t’i minimizojmë gabimet dhe të bëjmë diçka të shkëlqyeshme, pasi kemi potencial. Unë i kam analizuar të gjitha ndeshjet me Juventusin, por ajo humbje 3-0 në Torino nuk më dha sinjale të shkëlqyera. Do ketë shumë lojtarë nga ajo ndeshje në fushë sot, megjithatë loja e Allegrit është ndryshe nga ajo i Sarrit”, u shpreh Simeone.

Gjithashtu ai foli edhe për Cristiano Ronaldon, i cili është problemi kryesor për skuadrën e tij: “Portugezi është një kafshë. Është e kotë të përgatisësh taktika kundër tij, ai gjithmonë paraqet rrezik. Ronaldo është i fortë mendërisht dhe fizikisht, ai di të driblojë, me pak fjalë i ka të gjitha. Ne kemi vuajtur kundër tij, ndonjëherë kemi fituar, herët e tjera kemi humbur, por e sigurt është që ai është një kafshë”, përfundoi tekniku argjentinas.

Related posts

PANUCCI SHPËRHTEN NË LOT/ Tregon dobësinë e tij më të madhe që s’ka lidhje me… (FOTO)

Isa.Autor

EURO 2024/ VAR ‘ngrin’ Lukakun dhe Belgjikën, Sllovakia fiton 0-1 në Grupin E

F.autor

KA DITËLINDJEN/ Wanda Nara e papërmbajtshme: dhurata milionere dhe festë surprizë, por pa Icardi-n

Delo.autor

Leave a Comment