Futboll Sport

E BUJSHME/ “ESPN” publikon renditjen e 10 klubeve më të vlefshme në botë

Faqja e njohur sportive ESPN ka publikuar listën e dhjetë ekipeve më të vlefshme momentalisht në botë.

Lista e tyre është marrë nga të dhënat e faqes së specializuar së transferimeve “Transfermarkt”.

Në vendin e parë si ekipi më i vlefshëm në botë është Manchester City me 1.23 miliard euro, ndërsa ndiqet nga Real Madridi që ka vlerë 1.19 miliard euro.

Vendi i tretë mbahet nga Barcelona me vlerë 1.14 miliard euro, vendi i katërt nga Liverpooli me vlerë 1.07 miliard euro, ndërsa vendi i pestë i takon Paris Saint-Germain me 1.06 miliard euro.

Në vend të gjashtë renditet Tottenhami me vlerë 982 milionë euro, vendi i shtatë nga Bayern Munichu me vlerë 869 milionë euro, teksa në vend të tetë renditet Juventusi me vlerë 867 milionë euro.

Vendi i nëntë i takon Atletico Madridit me vlerë 821 milionë euro, ndërsa dhjetëshja mbyllet me Chelsean që ka vlerë prej 778 milionë euro.

Image

Related posts

5 GJËRAT QË NUK DINI PËR “BOMBERIN” MURIQI/ Lufta, krahasim me Lewa-n dhe ëndrra e realizuar

Delo.autor

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Manchester United-Sociedad. Rezultati 0-0

Delo.autor

“Tradhëtoi” PSG-në/ Motta sugjeron zëvendësuesin e tij

Sadik.Autor

Leave a Comment