Futboll Sport

EURO 2020/ Italia prek kualifikimin, triumfon me përmbysje ndaj Finlandës

talia ka fituar 2-1 në transfertë ndaj Finalndës duke siguruar 99% kualifikimin për në grupet e Euro 2020.

Në pjesën e parë nuk pati gola të shënuar, por u mjaftuan me një goditje spektakolare të Sensit dhe një reagim të njëjtë të portierit Hradecky.

Në të dytën u shënuan plot tre gola. Në minutën 59’ Ciro Immobile shënopi golin e avantazhit, sulmuesi i Lazio rigjen golin pas dy vitesh me fanellën “azurre”.

Ndërsa në minutën 72’ Pukki barazon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli të shkaktuar nga mesfushori i Interit, Sensi.

Gjithsesi festa e finlandezëve ka zgjatur vetëm 7 minuta, pasi Jorginho shënoi sërish me anë të një penalltie.

Me këtë fitore Italia shkon në kuotën e 18 pikëve, ndërsa Finlanda ndjek me 12 të tilla. Armenia renditet në vend të tretë me 9 pikë

Related posts

GJUAJTJET/ Tirana krenohet me bomberin. Ja statistikat e 18 javëve të para në Superiore…

Delo.autor

Poloni – Kolumbi/ Ndeshja e “ZJARRIT” ku  fitorja është detyrim

Isa.Autor

Bomba e merkatos: “Salah ka arritur marrëveshjen me klubin e ri”

Sadik.Autor

Leave a Comment