Futboll Sport

E BUJSHME/ Nuk u krye transferimi te Bayern Munchen, mesfushori thotë këto fjalë

“Nuk jam i mërzitur”. Me këto fjalë Marc Roca, mesfushori i Espanyol, komentoi transferimin e munguar në Bundesligë te Bayern Munich, që e kërkoi deri ditën e fundit të merkatos.

22-vjeçari deklaroi se nuk i vjen keq që nuk iu bashkua bavarezëve gjatë merkatos së verës, pasi në Spanjë ka familjen dhe njerëzit që e duan dhe për këtë nuk ndihet aspak i mërzitur.

Ai deklaroi se do të vazhdojë të japë maksimumin për skuadrën e tij.

Klubi nga Barcelona, nuk pranoi të ulte kërkesën prej 40 milionë eurosh të klauzolës së lojtarit, duke detyruar Byernin të tërhiqej nga “lufta” për futbollistin, për të cilin ofroi 18 milionë euro.

Related posts

LEKSION NGA WELLSI/ 445 £ për të shijuar futbollin dhe Shqipërinë!

Isa.Autor

ULTIMATUMI/ Kadiz dhe Levante, shanset e fundit për Kumanin te Barcelona

Delo.autor

Talenti i Realit “paralizon” kundërshtarët/ Shikoni çfarë i bën lojtarëve të Romës (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment