Futboll Seria A Sport

IVAN RAKITIC PLUS 23 MILIONË EURO/ Barcelona dhe “Zonja e Vjetër” negociojnë për yllin italian…

Juventusi dhe Barcelona gjatë fundit të merkatos ishin në bisedime. Rakitiç dhe Emre Xhan ishin emrat më të përmendur për një shkëmbim, që nuk u bë kurrë mes palëve.

Teksa palët punonin për mesfushorët e sipërpërmendur, “Mundo Deportivo” një e përditshme shumë pranë katalanasve raporton se Bernadeski lojtari italian është shumë i pëlqyer nga klubi spanjoll.

Juventusi është e hapur për një largim të italianit dhe kërkon 23 milionë plus kartonin e Ivan Rakitiç, mesfushor që i përshtatet shumë skemave të Sarrit.

Nuk dihet nëse Barcelona do ta vazhdojë interesimin më tutje, pasi Bernadeski është një lojtar që luan në sulm, aty ku katalanasit nuk vuajnë shumë për alternativa.

Related posts

RUSI 2018/ Ronaldo takon presidentin e Portugalisë, koha për premtime…

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Debutoi si profesionist më i vogël se 15 vjeç, infektohet me COVID-19

Delo.autor

Zidane deklaratë të pabesueshme për Ronaldon, zhgënjehet keq Messi

Q.Autor

Leave a Comment