Futboll Seria A Sport

E LA JASHTË CHAMPIONSIT/ Futbollisti i Juventusit “shpërthen” ndaj Sarrit, ja deklarata e tij

Një zgjedhje e tillë do të sillte pasoja dhe duket se kështu ka ndodhur me Emre Can.

Mbrëmjen e djeshme, Juventusi i dorëzoi listën UEFA-s për Ligën e Kampionëve, ku të përjashtuar ishin Mandzukic dhe Can.

Mesfushori i Juventusit nuk mund të heshtte për këtë lajm dhe ka folur për “Bild”, duke nxjerrë gjithë zemërimin e tij për zgjedhjen e Sarrit.

Ishte një gjë tejet tronditëse, thirrja telefonike që Sarri më bëri nuk zgjati më shumë se 60 sekonda dhe nuk më dha asnjë shpjegim. Tani do të nxjerr përfundimet e mia dhe do të flas me klubin kur të kthehem në Torino. M’u premtua diçka tjetër javën e shkuar. PSG donte të më afronte, por vendosa të qëndroj te Juventus. Kushti ishte që do të luaja në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Can.

Related posts

​INICIATIVA E “PLESHTIT”/ Messi dhuron 100 mijë euro për vendlindjen e tij (FOTO)

Isa.Autor

Inter me “gisht në gojë”/ Juventusi i ofron kontratë të shkëlqyer 24-vjeçarit

Sadik.Autor

FITORJA E DYTË RADHAZI/ Kampionët e Superiores mposhtin Apoloninë në “Selman Stërmasi”

Delo.autor

Leave a Comment