Futboll Kategoria Superiore Sport

MPOSHTET NË MIQËSORE/ Kastrioti humb mes polemikave, Ajazi nuk mjafton ndaj arabëve

Kastrioti nuk ia del as ndaj arabëve. Miqësorja e zhvilluar dje në Gostivar është mbyllur me rezultatin 1-2 në favor të Al Bataeh, skuadër që militon në Ligën e Dytë. Goli i vetëm për formacionin e drejtuar nga Ramazan Ndreu u shënua nga Spartak Ajazi.

Lojtari i afruar gjatë kësaj vere vendosi baraspeshën pas avantazhit të miqve me penallti. Golin e dytë miqtë e shënuan në një pozicion disa metra jashtë loje, që shkaktoi edhe pakënaqësi te krutanët.

NDESHJA

Përballja miqësore me arabët e Al Bataeh nisi afro 45 minuta me vonesë, për shkak se skuadra mike nuk erdhi në kohë në stadium. Megjithatë, pavarësisht këtij fakti, loja nis e qetë. Në të 10-ën miqtë fitojnë një penallti dhe arrijnë të shënojnë. Krutanët e kërkojnë golin me Markun dhe Dacin, por fraksioni i parë mbyllet me fitoren e miqve. Pjesa e dytë nis më mirë për krutanët, të cilët freskojnë edhe skuadrën me nisjen e pjesës së dytë.

I sapofuturi në lojë, Spartak Ajazi, arrin që të barazojë shifrat në të 60-ën. Skuadra e Ndreut shfaqet më kërkuese, mirëpo nuk arrin të shënojë. Atë që s’e bëjnë krutanët, e realizojnë arabët në të 74-ën. Një top nga mesfusha përfundon te sulmuesi i miqve, i cili ishte dukshëm pozicion jashtë loje. Pavarësisht protestave, goli është i vlefshëm për gjyqtarin. Pavarësisht përpjekjeve, shifrat mbetën të njëjta deri në fund.

Related posts

BOLOGNA-MILAN/ Pas 16 minutash lojë, Leao ndëshkon për “Kuqezinjtë” më një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

NUDO DHE SENSUALE/ “KAFSHON” Wanda Nara: “Nuk jam peshkaqen… por kritikoj Icardin”

Isa.Autor

I MORI JETËN këmbësorit në një aksident, Gjykata jep VENDIMIN QESHARAK për futbollistin

Isa.Autor

Leave a Comment