Futboll La Liga Sport

E PABESUESHME/ Barcelona kalon 1 miliard euro përfitime

Barcelona do të bëhet skuadra e parë sportive në botë që do të kalojë shifrën e 1 miliard eurove të ardhura.

Lajmin e konfirmoi vetë drejtori ekzekutiv i katalanasve, Oskar Grau, ndërsa klubi mbylli bilancin për sezonin 2018-2019, duke zbuluar buxhetin për këtë vit.

Barcelona parashikon që të arkëtojë 1,047,000,000 euro këtë sezon, 57 milionë euro më shumë se sezoni i shkuar, me një fitim bruto prej 40 milionë eurosh, ndërsa neto (pas taksave) 11 milionë.

Në zonën e shitjeve është shënuar një rritje prej 24%, duke arritur në total 62 milionë euro.

Kjo rritje ka ardhur si kontribut i afrimit të sponsorëve të rinj dhe përmirësimit të shifrave ekonomike pas rinovimit të kontratave të vjetra.

Për t’u vënë në dukje është suksesi në vitin e parë të vetëmenaxhimit të dyqaneve zyrtare të klubit dhe licencave komerciale, të cilat siguruan një të ardhur prej 63 milionë eurosh.

Pavarësisht se kampionët e Spanjës bënë blerje të shtrenjta, shpenzimet për transferimet e tyre pësuan një rënie prej 46% (97 milionë euro në total).

Kjo shpjegohet me injektimin e të ardhurave nga pagesa e klauzolës së shitjes së Neymarit te PSG.

Për të arritur objektivin e xhiros vjetore të 1 miliard eurove, Barcelona ka menduar që të ulë edhe rrogat e departamentit sportiv me 3%. Që do të thotë, nga 525 milionë euro në total, kjo shifër do të zbriste në 507 milionë euro.

Related posts

(VIDEO) PSG nuk fal, Di Maria realizon një super gol

Q.Autor

Milan shënon golin e parë ndaj Veronës

Sadik.Autor

Gazeta spanjolle plas bombën: Në 2019-ën Neymar zbarkon në Madrid, largohet Ronaldo

Q.Autor

Leave a Comment