Futboll Sport

E TRISHTUESHME/ Owen zbulon dramën: Djali im nuk do të jetë kurrë një futbollist pasi vuan nga…

Michael Owen arriti që të fitojë “Topin e Artë” gjatë karrierës së tij futbollistike. E në Angli pritej që edhe djali i tij të kishte një karrierë në nivele të larta. Por kjo nuk do të ndodhë. Ishte vetë Owen që ka zbuluar dramën që po jeton familja e tij.

I biri, Xhejms, 13 vjeç, është prekur nga një sëmundje e rrallë e syve. Klinikisht, i riu i familjes së ish-sulmuesit të Liverpulit është deklaruar i verbër.

Por, sindroma “Stargardt”, një degradim i retinës, nuk ia ka hequr të gjithë shikimin: “Nuk arrin ta shohë topin nëse nuk është një metër larg.

Sigurisht që nuk mund të luajë futboll. Nuk do të jetë kurrë një futbollist”, tregon Michael Owen për “The Times”. “Nuk e kam thënë kurrë, nuk doja dhe nuk dua tituj gazetash.

Shkoja e shikoja kur ishte i vogël dhe i korrigjoja pozicionimin. Pastaj kur ishte në fushë, ndiente njerëzit që thoshin: ‘Nuk është i zoti si babai i tij’”. Dhe në fund edhe sëmundja e rrallë e syve që i shoi përfundimisht ëndrrën për të ecur në gjurmët e të atit.

Image

Related posts

Juventus vihet në kërkim të anësorëve, ‘piketohet’ Darmian i United

Q.Autor

Barcelona – Real Sociedad, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

“Mund të isha bërë si Messi, por shkatërrova veten me gabimet e bëra”, rrëfen Cassano për “magjinë” e dhuruar në fushë

Delo.autor

Leave a Comment