Futboll

PAMJET QË PO “ÇAJNË” RRJETIN/ Van Dijk feston 5 sekonda para se Salah të shënoni (VIDEO)

Liverpuli vazhdon ecurinë fantastike në Premier League. Në javën e pestë të Premier League, ekipi i Jurgen Klop fitoi pastër me shifrat 3-1 në shtëpi ndaj Newcastle. Për të kuqtë ishte fitorja e pestë radhazi në pesë takime, dhe tani mban kryesimin e vetme me 15 pikë të plota.

Por një detaj interesant u vu re gjatë golit të 3-të të realizuar nga sulmuesi Salah. Do të ishte fillimisht një asist fantastik me finte nga braziliani Firminho që do të gjente sulmuesin egjiptian, por në kohën kur Salah kishte marrë kontrollin e topit, Van Dijk do të niste festimin. Parandjenjat nuk e kanë tradhëtuar mbrojtësin hollandez, pasi topi do të përfundonte në rrjetë.

Ndërsa vlen të përmendet se nuk është hera e parë që mbrojtësi i Liverpoolit nuhat golin përpara se të shënohet, pasi e ka bërë këtë gjë edhe herë tjetër. Bëhet fjalë për momentin kur Van Dijk i kërkon Trent-Arnold që t’ja lërë ekzekutimin e një goditje dënimi lojtarit shqiptar në sezonin e shkuar, Shaqirit, i cili dhuroi një asist që u shndërrua më pas në gol.

Related posts

As Messi dhe as Ronaldo/ Ferdinand tregon kush do të shpërthejë në Kupën e Botës

Sadik.Autor

Ndeshja kundër Bayern, Ronaldo ka një kërkesë të çuditshme nga Zidane

Sadik.Autor

Çfarë transparence! Bashkëshortja e Shnajderit “çmend” fansat në Instagram

Sadik.Autor

Leave a Comment