Futboll Sport

PO BËHET VIRALE/ Adriano bën këngëtarin, çfarë performance me notat e Tiziano Ferro (VIDEO)

Ish-sulmuesi i Interit dha shfaqje në profilin e tij në Instagram, duke u shndërruar në imitim qesharak këngëtarit të famshëm italian, Tiziano Ferro, përmes kendimit të të “Sere Nere”. Ndiqeni në videon më poshtë:

Disa ditë më parë, Adriano ishte mysafir i programit “Arena SBT”. Gjatë intervistës së gjatë, “Perandori” foli për marrëdhënien e tij të komplikuar me José Mourinho. Ish-lojtari brazilian tregoi një episod në veçanti:

Unë kurrë nuk ia kam thënë këtë askujt. Mourinho pa që isha larg formës dhe më kërkoi të stërvitesha veçmas. Kalova dy javë duke u stërvitur veçmas dhe pastaj u ktheva në stërvitje me grupin. Një të enjte e dija që do të më thirrte për ndeshje, por ditën tjetër nuk ndodhi kështu dhe unë u zemërova.

Pastaj kishim një transfertë në Romë dhe unë nuk shkova. Në këtë rast fola me Zanetti dhe Cordoba, tashmë duke menduar se nuk do të rrija më tek Interi. Pastaj, të gjithë lojtarët erdhën në shtëpinë time për të më kërkuar të qëndroja. Sidoqoftë, unë e dija që nuk mund të qëndroja, sepse ai (Mourinho) kishte ndërhyrë mes meje dhe presidentit”.

Për një kohë, Adriano luajti i huazuar te San Paolo. Dëshira e tij ishte të qëndronte në Brazil: “Unë doja të qëndroja në San Paolo, por kur telefonova Moratti, më tha: Jo, kthehu këtu”.

VIDEO

Related posts

MË TË MIRËT E ITALISË/ OPTA publikon formacionin “PERFEKT” në Serie A, befason INTERI dhe CR7

Isa.Autor

I SURPRIZOI TË GJITHË/ Ish-trajneri Conte rikthehet në stadiumet e Serisë A, por si tifoz (FOTO)

Delo.autor

FORMACIONI MË I MIRË DHE MË I DOBËT I SUPERIORES/ Spikatin “bomberat”, zhgënjejnë kampionët dhe kryeqytetasit

Delo.autor

Leave a Comment