Futboll Sport

EURO 2020/ Kane i dhuron fitoren Anglisë dhe bëhet sërish lider i Grupit A

Anglia ka shënuar fitore bindëse me rezultat 4:0 në ndeshjen kundër Bullgarisë, e cila u zhvillua sot në stadiumin “Wembley” në Londër, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

Tri pikët e fituara nga kjo ndeshje bëjnë që Anglia të bëhet sërish lidere e Grupit A, duke ia marrë Kosovës pozitën e parë në këtë grup rreth dy orë e gjysmë pasi e mori atë, raporton Gazeta Express.

Për ta vazhduar rekordin e 100 për qindtë në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020, Anglia e mposhti me lehtësi Çekinë, duke dominuar jo vetëm në rezultat, por edhe me posedim të topit dhe raste të krijuara.

Në këtë ndeshje shkëlqeu Harry Kane. Ai i shënoi tri gola, dy prej të cilave nga pika e penalltisë, dhe e asistoi edhe golin e shënuar nga Raheem Sterlingu.

Related posts

Prapaskenat me Ronaldon, portugezi mund të përfundonte tek ky klub i Serie A

Isa.Autor

MË SEKSI SE KURRË/ Wanda Nara tërbon fansat me postimin e fundit me format e saj bombastike (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Mesfushori i Tottenham është një hap larg GJIGANDËVE ITALIAN

Isa.Autor

Leave a Comment