Futboll Sport

EURO 2020/ Kosova “provë force” ndaj rivalëve direkt në grup

Ditë e sotme nuk do të kemi vetëm Shqipërinë që do të luaj. Kombëtarja e Kosovës do të na rezervojë një ndeshje të bukur përballë Republikës së Çekisë në orën 15:00.

Një takim i cili mund të vendosë shumë për fatet e grupit A, duke llogaritur se Dardanët renditen aktualisht në vendin e tretë, me vetëm një pikë diferencë nga vendi i dytë që mbahet pikërisht nga Çekia.

Ndërkohë, po me një pikë diferencë është edhe Anglia e vendit të parë, megjithatë për shkak të kualiteteve, britanikët duken më të sigurt drejt kualifikimit. Ndaj sfida e sotme mund të rezultojë përcaktuese. Por, fati i keq i Kosovës është se në këtë ndeshje do t’i duhet ta përballojë me mungesa të rëndësishme të formacionit titullar si ajo e Rashicës, Zenelit, Kryeziut, Shalës e Kolollit.

Megjithatë, Dardanët duke ditur rëndësinë e takimit do të japin maksimumin, ndërsa gjatë kësaj jave lojtarët janë shprehur se nëse luajnë të bashkuar, atëherë mungesat do të ndihen më pak. Optimizmi nuk mungon, ndërsa ekipi mund të mbështetet edhe te përkrahja e tifozëve në shkallët e stadiumit ‘Fadil Vokrri’. Formacioni i mundshëm:

ImageImage

© SYRI.net

Related posts

U kryqëzua për miqësoret e humbura/ Tekniku i Kombëtares shfajësohet: Kishim…

Isa.Autor

MERREN VENDIMET/ Bologna-Inter dhe tre ndeshjet e shtyra të Serie A, 3-0 në tavolinë? Gjykatësi Sportiv njofton se…

Delo.autor

I JEP FUND PUSHIMEVE/ Armando Sadiku rikthehet në stërvitje. “Bomberi” ka… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment