Bundesliga Futboll Sport

“TEK “LOS BLANCOS” NUK ËSHTË KURRË…”/ Jovic rilind në Gjermani, zbulon çfarë nuk shkoi tek Real Madrid

Luka Jovic ka rilindur pas kthimit të tij te Eintracht Frankfurt.

“Jam shumë i lumtur që jam kthyer. Ndihem shumë mirë dhe kjo duket në fushë. Kam shënuar dy gola te Real Madrid dhe kam shënuar tre që tani këtu. Në Spanjë kam qenë shumë pa fat. Dëmtimet më kanë kushtëzuar”, ka thënë Jovic për AS.

“Jam stërvitur, por me  futbollistët më të mirë të botës dhe sot mund të konsiderohem një futbollist më i fortë. Nuk kam luajtur shumë, por kam fituar eksperiencë. Zidane, në nivel personal, ka bërë një punë shumë të mirë, është një trajner i madh”.

“Te Real nuk është kurrë e lehtë, presioni është gjithmonë shumë i lartë. Më mirë të bëja një hap mbrapa në Frankfurt. Për momentin nuk mendoj për një kthim në Madrid, nuk duhet t’i tregoj asgjë askujt. Jam i përqendruar tek Eintracht, nuk studioj më as spanjishten”.

Related posts

MISION I PAMUNBUR PËR RIVALËT/ Juventusi garon me vetveten në Serie A, përmirëson rekordin e vitit 2016 (FOTO)

Delo.autor

ZYRTARE/ I ati mori emrin e stadiumit legjendar, të birit i dorëzohet ekipi i Napolit. Dinastia Maradona vazhdon…

Delo.autor

Rusi 2018 / Lista e Anglisë thuajse e konfirmuar, për Southgate nuk do të ketë surpriza

Sadik.Autor

Leave a Comment