Futboll Sport

TASHMË DILEMAT MARRIN FUND/ Talenti 16 vjeçar i Barcelonës zgjedh kombëtaren që do të përfaqësojë

Tashmë dilemat se kë kombëtare do të përfaqësojë Ansu Fati kanë marrë fund. Në mes tre mundësive që kishte për të zgjedhur, Spanjës që e donte në botërorin e U-17, Guinea Bissau si vendlindje, e ndërsa Portugalia u fut në garë duke ditur ndikimin që ka në vendin afrikan si ish-koloni portugeze.

Fati tha- “Dua të luaj për Spanjën”.

Ai nuk ka dhe nuk ka patur kurrë dyshime shkruajnë mediet spanjolle ndoshta dhe nga krenaria. Përfundimisht, ish-kampionët e botës arrijnë të rrëmbejnë një supertalent.

Fati ka bërë mjaft mirë me Barcelonën, pasi ka hedhur shumë shpejt hapat në karrierën e tij duke luajtur nga moshat deri në ekipin e parë. Ai arriti të shënonte gol në ndeshjen që katalanasit luajtën kundër Osasunas për 2-2. Fati është lojtari i dytë më i ri në histori që debuton për Barçën.

Related posts

STATISTIKAT/ Barcelona skuadra që shpenzon më shumë. UEFA publikon humbjet milionere të klubeve

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Pas një kundërsulmi përfekt, Tsygankov ndëshkon Spanjën (VIDEO)

Delo.autor

U RIKTHYE NË KOMBËTARE/ Klubi i Serie A bën një ofertë për Balotellin…

Isa.Autor

Leave a Comment