Futboll Sport

EURO 2020/ Pavarësisht mungesave, Gjermania ia del ndaj Irlandës së Veriut

Gjermania ka mposhtur Irlandën e Veriut me rezultatin e ngushtë 2-0 falë golit spektakolar të Halstenberg dhe Gnabry në fund të takimit.

Ishte një tjetër paraqitje jo bindëse e katër herë kampionëve të botës ndaj një skuadre e cila është tepër e fortë fizikisht, por ka mangësi të mëdha në fazën sulmuese.

Statistikat flasin qartë për gjermanët, por rastet e skuadrës së Low nuk u konvertuan në gol, diçka që ka ndodhur shpesh kohët e fundit çka tregon se mungon një sulmues tipik goli si Klose.

Gjermania ngjitet në krye të renditjes duke kaluar pikërisht Irlandën e Veriut, e cila ka pësuar humbjen e parë të kualifikueseve.

Related posts

E BUJSHME/ Real Madrid nis tratativat me trajnerin e njohur portugez 

Sadik.Autor

I SHUMËKËRKUAR/ Napoli hap ankand për Osimhen, në garë futet edhe PSG. Sheikët i ofrojnë para dhe dy lojtarë

F.autor

ANALIZA/ Titulli i Serisë A, statistikat u japin shpresë lojtarëve të Milan-it

Delo.autor

Leave a Comment