Ekskluzive Futboll Sport

SKANDALI ME HIMNIN E KOMBËTARES/ “Plasin” komentet në rrjet: Sa turp! Mendoni sikur…

Autoritetet e futbollit francez jetuan disa minuta të gjata të turpshme, të shtunën në mbrëmje, në stadiumin “Stade de France”. Ndërkohë që ekipi francez do të zhvillonte ndeshjen me ekipin e Shqipërisë,  në altoparlantë u dëgjua himni i … Andorrës, kundërshtari i ardhshëm i ekipit francez të drejtuar nga Didier Deschamps.

UEFA do të ndëshkojë me gjobë Federata e Francës për skandalin me himnin para fillimit të ndeshjes kundër Shqipërisë.

Në bazë të rregullores për raste të tilla, Federata e Futbollit të Francës pritet të ndëshkohet nga 5 deri në 10 mijë euro gjobë, për shkak të mangësive në organizimin e ndeshjes ndërkombëtare, të vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020. Në pritje të dënimit, media prestigjoze “Sky Sport” ka publikuar në profilin zyrtar në “Instagram” një video e shkëputur nga momenti para ndeshjes Francë-Shqipëri për skandalin që shkaktuan drejtuesit e stadiumit ku bie në sy disa komente pikante nga admirues të futbollit:

Related posts

Ervis Kraja nis punën me Vllazninë, prezantohet edhe stafi i tij

Sadik.Autor

U vonua 1 minutë/ Futbollisti merr DËNIMIN DRASTIK nga TRAJNERI zvicerian

Isa.Autor

AUTOBIOGRAFIA E FERGUSON/ Nga goditja me këpucë,deri te transferimi i Beckham tek Real Madrid

Isa.Autor

Leave a Comment