Futboll Sport

ANALIZA/ Titulli i Serisë A, statistikat u japin shpresë lojtarëve të Milan-it

Statistikat heqin, statistikat japin. Sipas tyre, në të kaluarën ka ndodhur tetë herë që kampionati është fituar nga ekipi që ka humbur ndeshjen e fundit të fazës së parë.

Një nga precedentët i përket pikërisht Milanit që në sezonin 1967-68 humbte ndaj Varezes. Përveç kuqezinjve, i ka ndodhur tri herë Juves, dy herë Interit e nga një herë Napolit e Veronës. Një shifër tjetër në favor të “Djallit” flet për 58 kampionë dimërorë në 86 edicione të Serisë A të shpallur kampionë në fund të sezonit teksa ekipi që ka qenë i dyti në dimër ka fituar në 22.1 për qind të rasteve.

Hera e fundit që një kampion dimëror nuk ka ngritur trofeun sezonal ka ndodhur në 2017-2018 me Napolin e Sarrit. Që nga viti 2004 e tutje ka qenë pikërisht Napoli që ka humbur kampionatin në të vetmet dy raste që kampioni i dimrit nuk është konfirmuar edhe në verë.

KRAHASIMET – Që kur në Serinë A ka nisur hegjemonia e Juves, vetëm Alegri ka mundur të fitojë kampionatin kur ka qenë në kuotën e 40 pikëve në përfundim të fazës së parë.

Kontë në sezonin 2011-’12 me bardhezinjtë grumbulloi 41 pikë si kampion dimri, teksa Sarri vitin e kaluar kryesonte me 48 pikë. Milani me 43 pikët aktuale mund të synojë krehun, teksa një dekadë më parë me 41 pikë kuqezinjtë fitonin kampionatin me 82 pikë. Në atë edicion Napoli ishte katër pikë larg në fazën e parë, teksa sivjet “Djalli” ka më shumë pikë, por edhe Interi është më pranë (2 pikë larg).

NJË VIT MË PARË- Ekipi i Stefano Piolit sivjet po bën edhe më mirë se i njëjti ekip në 12 muaj më parë. 43 pikët aktuale përkthehen në 18 më tepër se viti i kaluar. Kjo vjen si pasojë e 13 fitoreve kundrejt 7 të sezonit 2019-20.

Kuqezinjtë kanë shtuar prurjet me 21 gola më shumë se vitin e kaluar, teksa edhe golat e pësuar janë më pak, me 22 aktualë kundrejt 24 të një viti më parë. Meritat i takojnë trajnerit dhe skuadrës që në 12 muaj, sidomos në ato që pasuan pandeminë, ditën të reagojnë duke ndërtuar një ecuri të pazakontë për kuqezinjtë në dhjetë vitet e fundit.

Related posts

“NË GJËNDJE RËNDË, POR GJALLË”/ Raiola “driblon” sërish vdekjen, poston edhe në Twitter

F.autor

KUKËSI-LAÇI/ Fantastik Nuabueze, përfiton nga përgjumja në mbrojtje dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Roma-Juventus. Rezultati 3-4

Delo.autor

Leave a Comment