Futboll Sport UEFA

“EUROPA CONFERENCE LEAGUE”/ UEFA krijon kompeticionin e tretë për klube, ja detajet

Pas Champions Leagues dhe Europa Leagues, UEFA ka krijuar kompeticionin e tretë për klubet europiane.

“Europa Conference League” do të quhet kompeticioni më i ri që do të startojë nga viti 2021, shkruan “Sportmediaset”.

Ky format i ri i krijuar nga shtëpia e futbollit europian synon që t’i japë më shumë hapësirë ekipeve të vogla dhe të forcojë rivalitetin në renditjen e ligave të ndryshme.

Për Italinë skuadra e renditur e 6-ta ose e 7-ta do të marrë pjesë në “Europa Conference League”, por rregullorja e plotë është akoma duke u përcaktuar dhe do të shpallet në muajt e ardhshëm.

Në kompeticionin e ri, ndeshjet do të luhen ditën e enjte në orën 18:45 dhe pasdite 21:00, me fazën përfundimtare që do të përfshijë 32 ekipe të ndara në tetë grupe me nga katër skuadra.

Ashtu si në Europa League, kompeticioni i ri do të përbëhet nga 141 ndeshje që do të luhen gjatë 15 javëve. Ndërsa fituesi i “Europa Conference League” do të ketë të drejtën të marrë pjesë në Europa League sezonin e ardhshëm.

Related posts

Kosta Grillo u shpreh se është tifoz me Serbin/ Ja si reagojnë komentuesit…

Sadik.Autor

Roma-Barça, spanjollët kanë një problem në transfertë

Sadik.Autor

BARCELONA “DASHUROHET” ME SENEGALEZIN/ Napoli kërkon 65 milionë euro për Koulibaly

Isa.Autor

Leave a Comment