Futboll Seria A Sport

HIDHEN NË MERKATO PËR NJË MBROJTËS/ Mungesa e Chiellinit detyron Juventusin të rikthejë…

Kampionët e Italisë janë hedhur në merkato për të gjetur një mbrojtës qendre, pas dëmtimit të Giorgio Chiellinit.

35-vjeçari pritet të mungojë rreth 6 ose 7 muaj dhe sezoni praktikisht për të ka përfunduar.

Në këtë situatë bardhezinjtë kanë nisur të punojnë në merkato për afrimin e një lojtari tjetër në atë repart.

Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, në listën e drejtuesve italianë për repartin e mbrojtjes përfshihet një ish-lojtar i ekipit.

Bëhet fjalë për Med’hi Benatia, i cili aktualisht aktivizohet në Katar me skuadrën e Al-Duhail.

Mbrojtësi nga Maroku u largua në janarin e këtij viti nga “Zonja e Vjetër”, por tani mund të rikthehet përsëri te bardhezinjtë, por këtë herë nën drejtimin e trajnerit të ri Mauricio Sarri.

Gjithashtu drejtuesit po ndjekin me kujdes edhe mbrojtësin e Bayern Munchen, Jerome Boateng, për të cilin mund të nisin një ofertë në orët e ardhshme.

Related posts

TË PAPËRMBAJTSHËM/ Aston Villa fundos “Topçinjtë” me dy gola në 3 minuta (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Napoli-Arsenal, Lacazette kalon “Topçinjtë” në epërsi

Delo.autor

SUPERKUPA E ITALISË/ Harrohet nga mbrojtja e Inter-it, McKennie ndëshkon Kampionët e Serie A (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment