Futboll

I SKADON KONTRATA VITIN E ARDHSHËM/ Juventus dhe PSG interesohen për lojtarin e “Djajve të Kuq”…

David De Gea luan prej 8 vitesh në Premier Ligë, por aventura e tij me Junajtid mund të marrë fund vitin e ardhshëm.

Lojtarit i skadon kontrata me “Djajtë e Kuq” në verën e vitit 2020 dhe bisedimet për rinovimin e saj nuk kanë nisur ende. Palët ishin në rrugën e duhur për rinovimin e kontratës gjatë verës, por gjithçka ndryshoi më vonë dhe tani nuk kanë nisur bisedimet përsëri.

Sipas asaj që shkruan “Daily Mirror”, Juventusi dhe PSG-ja po ndjekin me kujdes situatën e portierit me Junajtid. Të dyja skuadrat kanë shfaqur interes për ta pasur në ekipet e tyre gardianin spanjoll dhe do të përpiqen të arrijnë një marrëveshje, për ta transferuar atë me parametra zero verën e ardhshme.De Gea

Megjithatë drejtuesit anglez mund të nisin më vonë bisedimet për rinovimin, pasi nuk duan ta lënë 28-vjeçarin të largohet nga “Old Trafford”.

Related posts

SERIE A/ Empoli i shkakton humbjen e tretë Napolit, Lazio përmbyset në transfertë

Delo.autor

Gazetarja korçare “provokon” tifozët e Partizanit: U rrit djali u bë burrë, një kampionat…

Isa.Autor

Komisioni i Disiplinës me “dorë të hekurt”/ Mësymja e tifozëve në fushë, e pëson Tirana

Isa.Autor

Leave a Comment