Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PËRGATITET PËR NDESHJET NDAJ FRANCËS DHE ISLANDËS/ Reja shton dozën e stërvitjes së “kuqezive”, ja plani i tij

Kombëtarja shqiptare ndodhet në Durrës ku po përgatitet për ndeshjet ndaj Francës dhe Islandës.

Të besuarit e Edi Rejës janë vënë nën urdhrat e tij ditën e djeshme, ku kanë kryer vetëm një seancë stërvitore, pasi futbollistët vinin të lodhur nga ndeshjet me klubet e tyre.

Sakaq, sot është shtuar doza e stërvitjes duke qenë se është zhvilluar një stërvitje paradite dhe është planifikuar një e dytë pasdite.

Në stërvitjen e paradites, Reja e ka ndarë skuadrën në disa grupe ku futbollistët e krahëve si Binaku, Lenjani, Roshi apo Hysaj kanë qenë nën kujdesin e Porrinit, ndërsa disa të tjerë nën kujdesin e Salihit.

Një grup i tretë, është zhvendosur pas portave dhe ka krye stërvitje me përgatitësin atletik.

E gjithë stërvitja, është regjistruar me dron dhe në fund, do t’i bëhet analiza nga trajneri italian, i cili metodën me dron duket se e ka në mënyrën e tij të të trajnuarit.

Sakaq, në stërvitjen e pasdites pritet që Reja të krijojë dhe idetë e para për formacionin ndaj Francës, pasi edhe grupin e ka të plotë dhe nuk vuan nga dëmtimet.

Related posts

ZYRTARE/ Derbi ndaj skuadrës së Lerdës, Juventus transferon një sulmues 32-vjeçar te skuadra U-23

Delo.autor

FITOI MEDALJE TË ARTË HISTORIKE NË “TOKIO 2020″/ Krasniqi: Speciale të triumfosh në shtëpinë e xhudos

Delo.autor

Andy Cole: E urreja! Kam luajtur për vite me Sheringham, pa i folur kurrë

Isa.Autor

Leave a Comment