Ekskluzive Futboll Seria A Sport

“MOS DISKRIMINONI”/ Flet Lukaku: Racizmi? Herën tjetër do të kundërpërgjigjem…

“Nëse dëgjoj thirrje raciste, do të përgjigjem. Por mendimet e mia mbeten në fushë, për t’i ndihmuar shokët e mi të fitojnë.”

Romelu Lukaku, në një intervistë me video për Roll RollingStone ’, u shpreh për sa i përket problemit të racizmit në futboll në përgjithësi, dhe më konkretisht në atë italian, ku arriti këtë sezon me fanellën e Interit.

Mbi mundësinë që një lojtar të largohet nga fusha në rast racizmi gjatë një ndeshje, Lukaku nuk pajtohet “Unë mendoj se në vend të kësaj ai duhet të marrë një qëndrim, po – u përgjigj sulmuesi, objekt i tifozëve në ndeshjen kundër Cagliari.

Shikoni Anglinë, ku disa gjëra kanë ndodhur me lojtarët e Manchester United dhe Chelsea në javët e fundit: duhet të shtrohet pyetja: futbolli është diçka ndërkombëtare, multikulturore, dhe nëse me të vërtetë dëshironi të tërheqni lojtarët më të mirë në botë , ju duhet t’i mirëpresni me krah të hapur, sepse nga ana tjetër sportistët duhet të përshtaten me kulturën në të cilën ata qendrojnë. Prandaj është thelbësore të mos diskriminoni, dhe të vlerësoni atë që sjell dikush me praninë e tij “.

Related posts

HUMBJA ME BETISIN/ Shpërthen Gatuzo: Nuk po shpëtoj b***ën time, i dal për Zot kësaj situate

Isa.Autor

VIDEO/ Një shembull i rrallë “fair-play”, shikoni çfarë ndodh në Turqi

Q.Autor

“PARA DY VITESH…”/ Liverpool dhe Shaqiri kujtojnë dy golat ndaj Manchester United që shkarkuan Mourinho-n (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment