Futboll Premier League Sport

ARSENAL MPOSHT NEWCASTLE/ Mjafton një gol i Aubameyang

Arsenali ka arritur të mposhtë Njukastëllin me rezultatin 0-1, në ndeshjen e cila u zhvillua në stadiumin e këtyre të fundit.

Ndeshja nisi e qetë për të dyja skuadrat, me Unai Emeri që kishte zgjedhur të mos hidhte në fushë nga minuta e parë asnjë nga blerjet e kësaj vere. Minutat e para ishin disi më të mira për vendasit të cilët mundoheshin të krijonin raste, por e kishin të vështirë, pasi Arsenali ishte i pozicionuar mirë.

Pjesa e parë u mbyll me rrjetat e paprekura, për të nisur pjesa e dytë, në të cilët “Topçinjtë e Londrës”, dukeshin më kërkues. Pas dominimit nga skuadra e Emeri, erdhi edhe goli, i cili u shënua nga Pierre Emerik Obamejang, teksa përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes kundërshtare, për të shënuar golin e avantazhit në minutën e 58’.

Në minutën e 64’ erdhi edhe aktivizimi i afrimit të kësaj merkato, Dani Sebajos, i cili u fut në vend të Uillok, dhe më pas në minutën e 71’ debutoi edhe sulmuesi Nikolas Pepe, i cili mori vendin e Nelson. Njukastëlli kishte disa raste për shënim, por nuk arriti të barazojë shifrat, dhe ndeshja u mbyll me fitoren e londinezëve.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore Juventus-Tottenham. Rezultati 1-1

Delo.autor

“NDIHESHA BOSH”/ Robertson dhe eliminimi i Liverpool në Champions: Një gjë nuk do ta harroj kurrë

Delo.autor

“PASI PËRFUNDON KËTO TAKIME…”/ Kampioni i botës në depresion pas Botërorit: Ndihesha bosh

F.autor

Leave a Comment