Futboll Sport

TREGON ARSYET PSE NUK SHOQËROHET ME BECKAM/ Michael Owen shpjegon: Mua nuk më pëlqente të shkoja…

Libri i Michael Owen “Reboot” po publikohet pjesë-pjesë nga “Mirror”. E çdo pjesë e saja po tërheq shumë vëmendjen e publikut.

Së fundmi në pjesën që është publikuar, 39 vjeçari ka folur për marrëdhënien me David Beckham.

Të dy kanë qenë pjesë Kombëtares së Anglisë, ndërsa kanë kaluar kohë së bashku edhe te Real Madrid. Megjithatë, Owen tregon se asnjëherë nuk është ndjerë si një nga njerëzit e afërt të Beckham, ndoshta edhe për shkak të stileve të ndryshëm të jetesës.

“ Mua nuk më pëlqente të shkoja në sfilita mode, dhe as të ulesha në tavolina me persona të lartë të shoqërisë. Por, David dhe Victoria ishin superyje dhe kishin një mënyrë jetese komplet ndryshe nga i imi. Asnjëherë nuk kisha përshtypjen se bëja pjesë në rrethin e miqve të ngushtë të Beckham”, zbuloi Owen.

Related posts

SFIDA ME JUVENTUS/ Zëvendësi i Simeones “ndez” sfidën: Më mirë të vdesim me një shigjetë në gjoks, se në b*thë

Delo.autor

Juventusi bën presion për transferimin e Darmianit, kërkon me ngulm ta rikthejë në Itali

Q.Autor

LOKALIZOHET TRUPI I FLORJANA ISMAILIT/ Ja sa metra thellësi u gjend futbollistja në Liqenin e Comos

Delo.autor

Leave a Comment