Futboll I pakategorizuar Sport

ISLANDA, “TRENI I FUNDIT” PËR NË “EURO 2020″/ Ndryshimet e kombëtares sonte në ‘Elbasan Arena’ (FORMACIONI)

Sonte në orën 20:45 në ‘Elbasan Arena’ kombëtarja shqiptare e futbollit do të presë ekipin e Islandës për ndeshjen e gjashtë të vlefshme për ‘Euro 2020’ në grupin H. Pas humbjes së thellë ndaj Francës, Shqipëria do të tentojë që të marrë pikët e plota me disa ndryshime në formacion, teksa kapiteni Mavraj është ulur në stol.

Në portë do të jetë Strakosha, më pas në mbrojtje Hysaj, që do të jetë kapiten, Ismajli, Gjimshiti, Dermaku dhe Lenjani. Në mesfushë do të luajnë Gjasula, Memushaj, Bare dhe Manaj, ndërsa Cikalleshi do të jetë i vetëm në sulm.

Shqipëria ndodhet në vendin e katërt me 6 pikë dhe nëse sonte nuk do të marrim pikët e plota i themi lamtumirë ëndrrës për të qenë në garë për kualifikim. Kjo është koha për të reaguar. Në kampin kuqezi janë optimistë për një rezultat pozitiv mbrëmjen e sotme.

Related posts

SHOK SKUADRE ME ERIKSEN? Klubi i Premier League në “sulm” për Armando Brojën

F.autor

Vuajtje dhe gëzim, Casillas ka “lamtumirë” të ndjerë për Ronaldinho

Q.Autor

“KEMI HUMBUR NJË MIK TË MADH”/ Conor McGregor jep lajmin e trishtë, Jose Mourinho e ngushëllon

Delo.autor

Leave a Comment