Futboll Sport

ËSHTË PËRBALLUR 5 HERË ME SHQIPËRINË/ Portieri Lloris: Ja çfarë duhet të bëjmë për të fituar

Kapiteni i Francës, Hugo Lloris, ishte i pranishëm ditën e sotme, në konferencën e zakonshme për shtyp, përkrahë trajnerit Dider Deshamp, ku foli për përballjen e ditës së nesërme ndaj Shqipërisë. Gardiani i Liverpulit, i vlerësoi maksimalisht kuqezinjtë teksa u shpreh:

“Çelësi i suksesit në këtë përballje do të jetë përdorimi i topit. Shqipëria do të na lërë shumë pak hapësira. Janë një skuadër efikase në goditjet standarde. Agresivë në duele, të gatshëm që të bëjnë përpjekje të mëdha në fushë. Ata janë të jashtëm të sfidojnë Francën në shtëpi. Në duhet të hyjmë në fushë gjithashtu me dëshirën për të bërë këto përpjekje. Duhet të respektojmë pozicionet tona dhe të bëjmë këtë Shqipëri të arrijë në limitet e saj. Unë kam pasur rastin të përballem me ta 5 herë në karrierën time dhe ka qenë gjithmonë e vështirë.

Ne e dimë që Shqipëria ka ndryshuar trajnerin kohët e fundit. Shumica e lojtarëve luajnë jashtë vendit, kryesisht në Itali. Disa futbollistë ishin të pranishëm edhe në Euro 2016. Do t’i studiojmë me video për të pasur një ide më të qartë”, u shpreh Loris.

Related posts

PËRCAKTOHET KALENDARI I PLOTË I SUPERIORES/ Java e parë starton me supers fidën Tirana-Kukësi

Delo.autor

LIVE/ Botërori 2022: Mbyllet ndeshja Finlandë-Francë. Rezultati 0-2

Delo.autor

“KUSH S’KËRCEN ËSHTË MORR I KUQ”/ Shikoni çfarë ndodhi pas barazimit të Skënderbeut me Partizanin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment