Ekskluzive Futboll Seria A Sport

PRITET INAGURIMI TEK NAPOLI/ Stadiumi “San Paolo” është gati për sfidën…

“Stadiumi San Paolo është i gatshëm për ndeshjen Napoli-Sampdoria. Dhomat e zhveshjeve të Napolit kanë mbaruar, ka vetëm disa banjo që duhet të fiksohen por këto punë nuk pengojnë zhvillimin e sfidës”.

Kështu tha për mikrofonat e “Radio Marte”, Ciro Borriello, Këshilltari i Drejtorit Sportiv të Napolit.

“Vendet do të numërohen. Do të jenë të dy ekranet e mëdha. Tani varet nga ultrasit e klubit që të respektojnë stadiumin.

“San Paolo është i yni, janë tifozët e Napolit. Ne morëm komplimente për sistemin e mbikqyrjes, edhe dritat janë në rregull. Ne kemi pasur gjithmonë siguri se punimet do të kishin përfunduar me kohë, sepse askush nuk do ta linte “San Paolo” të paplotë “, shtoi Borriello. “Ishte e ndaluar për një përshtypje të keqe. Për menaxherin e Napolit, në këto 15 vjet, De Laurentiis meriton 110 dhe lavdërime. Përpjekja e kompanisë ishte e jashtëzakonshme: filloi nga asgjëja, tani zë pozitat e larta në Serie A dhe në nivelin evropian”, përfundoi Këshilltari i Drejtorit Sportiv të Napolit. /AlpeSport.al

Related posts

Messi ka vetëm një datë të rëndësishme përpara Kupës së Botës

Sadik.Autor

Goli i çmendur i Antoine Griezmannit

Q.Autor

BACELONA-CHELSEA/ Mbrojtja “katalanase” skandal, Barkley mposht portierin nga jashtë zone. Ja “perla” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment