Futboll Sport

“KAM NJË FIKSIM ME TË FITUARIT”/ Ronaldo flet hapur: Ja çfarë duhet të bëj unë që të lë pas “Pleshtin”

Në vazhdën e rrëfimit të gjatë për emisionin “Good Morning Britain”, Kristiano Ronaldo është shprehur se për t’u renditur mbi Mesin i duhen gjashtë, shtatë apo tetë Topa të Artë.

Luzitani theksoi se është i fiksuar pas fitores dhe se rekordet e ndjekin atë dhe jo e kundërta.

“Messi është në historinë e futbollit, por mendoj se duhet të kem gjashtë, shtatë apo tetë Topa të Artë për të qenë mbi të. Do më pëlqente të fitoja më shumë dhe mendoj se e meritoj. Jam i sigurt se jam pjesë e historisë së futbollit për atë çfarë kam bërë dhe vazhdoj të bëj. Nëse për fansat numri një ka tjetër emër dhe unë jam i dyti, nuk më intereson. Kam një fiksim me të fituarit dhe punoj për të. Rekordet janë pjesë e imja. Nuk i ndjek, por ato më ndjekin mua.

Jam i fiksuar me fitoren dhe nuk mendoj se është diçka e keqe. Më motivon. Nëse diçka nuk ju motivon atëherë duhet të ndaloni. Në fund, rekordet vijnë në mënyrë natyrale. Gjatë ditës duhet të shkoj në palestër. Edhe nëse është për 30 apo 40 minuta. Në fund kjo e bën diferencën. Dhe duket, prandaj jam 34-vjeç por duket si 28”, u shpreh Ronaldo.

Related posts

Diego Simeone, 3 ndeshje skualifikim për 1 duartrokitje

Q.Autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ Kupa e Afrikës mund të anulohet. Fërkojnë duat klubet

Delo.autor

TRE SHQIPTARË NË FUSHË/ Vejle triumfon ndaj Alborg dhe merr kryesimin e kampionatit danez

Delo.autor

Leave a Comment