Sport Të tjera

KAMPIONATI EUROPIAN I XHUDOS U-21/ Kosova merr medaljen e dytë…

Shkon në dy numri i xhudisteve të Kosovës që marrin medalje në Kampionati Europian të Xhudos për të Rinj.

Edhe Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në turneun që po zhvillohet në Vantaa të Finlandës.

Në luftën për medaljen e bronztë, xhudistja kosovare mposhti çeken, Renata Zachova, me “vaza-ari”, kategoria -63 kg. Në total, Laura Fazliu shënoi katër fitore.

Dje, medaljen e bronztë e fitoi edhe Flaka Loxha (-57 kg), ndërsa Arbër Kullashi (-81 kg) u eliminua që në duelin e parë.

Këtë të shtunë garon në kategorinë -100 kg Shpat Zekajt, i cili është nënkampion momental i Europës për U-21.

Related posts

Anglia pret Panamanë, Southgate: Do të luajnë për të na dëmtuar fizikisht

Sadik.Autor

IRONIA E KRYEMINISTRIT/ Mbyllja e basteve sportive, RAMA: Do shpëtojnë tifozët e INTERIT…

Isa.Autor

Coutinho e di emrin, ky SUPER lojtar do të transferohet te Barcelona

Isa.Autor

Leave a Comment