Futboll Kategoria Superiore Sport

“NUK E KA SHKËLQIMIN E DIKURSHËM”/ Flet Mema për sfidën: Me Skënderbeun është ndeshja…

Ardian Mema e konsideron të shkallës së lartë të vështirësisë sfidën me Skënderbeun në “Selman Stërmasi”, pavarësisht se ekipi korçar nuk është më i dikurshmi.

Sipas trajnerit të bardhebluve, do të jetë gabim i madh nëse nënvlerësohet ekipi korçar.

Skënderbeu: “Çdo kundërshtar ka specifikat e veta dhe sado i dobët të jetë në letër, pa përqendrimin e duhur të sjell vështirësi. Ne duhet t’i bëjmë “hyzmetin” deri në fund, sepse nuk ka ndeshje të thjeshta. Skënderbeu ka trajner të shkëlqyer, që u merr maksimumin lojtarëve. Skënderbeu nuk është një skuadër që mund të merret lehtë dhe pa përqendrim. Nëse thuhet se është skuadër e dobët, është gabim, sepse është ndeshja më e rëndësishme e muajit. Nuk e ka shkëlqimin e dikurshëm, por është ekip i mirë”.

Mungesa: “Torasa nuk është i gatshëm për nesër. Ka shprehur gatishmëri për të luajtur, por nuk e rrezikoj ta humbas gjatë vetëm për një ndeshje. Osmani? Është herët për të folur, por mendoj se Osmani ka pjesën e vet. Ai është një pikë e fortë për skuadrën”.

Objektivi: “Ne luajmë për 3 pikë dhe duam që t’ia marrim çdo ekipi. Kjo pjesë të bën për titull dhe nuk mund të bësh hapa fals e më pas të jesh pjesë e elitës. Në skuadër duhet mentalitet fituesi. Për sa kohë t’i bëjmë “hyzmetin” çdo ndeshjeje, janë edhe pikët në mes. Objektivi është që të fokusohemi ndeshje pas ndeshjeje”.

Related posts

Wenger për të ardhmen: Më pëlqen bari i gjelbër, dua të eci në të çdo mëngjes

Sadik.Autor

Van Dijk: Liverpool nuk do të mbrohet ndaj Manchester City-t

Sadik.Autor

TRONDITET BOTA E FUTBOLLIT/ Dënimi me 2 vite BURG, RONALDO del para GJYQIT më…

Isa.Autor

Leave a Comment