Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“KOMBËTARJA SHËNON SHUMË PAK”/ Flet Lorik Cana: Nuk do të jetë e lehtë kundër Francës…

Shqipëria do të përballet ditën e nesërme me Francën, në “Stade de France”, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2020”. Në prag të kësaj sfide “Le Parisien” ka marrë në një intervistë, ish-kapitenin e kombëtares Lorik Cana, i cili shprehet:

Turqia mposhti Francën në qershor, a është kjo një shtysë për Shqipërinë?

“Nuk është e njëjta gjë. Një detaj është se ndeshja u luajt në Turqi, ndryshe nga dita e nesërme që do të luhet në Francë. Blutë mbeten favoritët e mëdhenj të grupit. Ata janë kampionët e Botës, dhe ndeshja e humbur me Turqinë, do t’i bëjë ata të ngrihen dhe të sigurojnë kualifikimin sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk do të jetë e lehtë të marrësh pikë ndaj kësaj skuadre, jo vetëm për Shqipërinë por për të gjitha kombëtaren e tjera.

Cilat janë pikat e forta dhe të dobëta të ekipit që udhëhiqet nga Reja?

“Lojtarët kanë treguar gjithmonë një përkushtim të madh për kombëtaren. Skuadra do të jetë e përgatitur mirë, e stërvitur për të arritur disa objektiva. Megjithatë në shënojmë shumë pak, dhe ky mendoj se është një problem. Ekipi duhet të jetë plot inat ditën e nesërme. Ne duhet të mbështetemi te shpresat që kemi për të marrë një rezultat të mirë. Duhet të marrim rezultat pozitiv nesër dhe në ndeshjen me Islandën, për të shpresuar te kualifikimi për EURO2020. Por, pavarësisht gjithçkaje ne jemi ende në ndërtim e sipër.

A është avantazh të luash me Francën pa Pogbanë dhe Mbapenë?

“Sigurisht që zgjedhja ime do të ishte që ata të mungojnë. Në pozicionet e tyre ata janë më të mirët në botë. Por, ne nuk duhet të gënjehemi nga kjo. Duhet të kemi parasysh talentin që ka në këtë ekip. Ne jemi përgatitur për një mbrëmje delikate.

A e shihni Francën si dominuese për vitet e ardhshme?

“Ata kanë potencialin për të bërë si gjenerata e Zidanit, duke fituar Kupën e Botës dhe më pas Europianin. Ata mund ta kishin fituar EURO2016, pasi ishin superiorë ndaj Portugalisë, por për shkak të efikasitetit nuk ia dolën.

Related posts

“HAPEN RRUGËT” NË ITALI/ Lejohen stërvitjet nga 4 maji, ja 3 lojtarët shqiptarë që mund të zbresin në fushë

Delo.autor

RISIA E MADHE/ Dita e shortit, Seria A njësoj si… Premier League

Delo.autor

STATISTIKAT E SUPERIORES/ Java e 20-të sheh përsëri rritjen e numrit të golave, por edhe të kartonëve

Delo.autor

Leave a Comment