Futboll Sport

STATISTIKAT PËR VLERAT E EKIPEVE/ Ja klubi më i “çmuar” Europë. Juventusi diferencë të madhe me italianët

Instituti I Statistikave, CIES, ka publikuar ditën e sotme të dhëna interesante për sa I përket vlerës së ekipeve europiane në futboll.

Duke llogaritur lojtarët në grupin e secilës skuadër, ekipi që ka vlerën më të madhe është Mançester Siti, me 1.014 miliardë euro, dhe është klubi I vetëm që kalon 1 miliardë dollarë.

Pas “qytetarëve” të Guardiolës, PSG është klubi I dytë më me vlerë, me 913 milionë euro, e më poshtë Reali I Madridit, 902 milionë euro.

Mançester Junajtid ndjek me një diferencë të madhe, rreth 751 milionë euro, ndërsa me 719 milionë euro renditet klubi më I mirë italian, e cila është Juvja. Më poshtë, me radhë vijnë Barcelona, Liverpuli dhe Çelsi.

Ndërkohë, interesant është klasifikimi për ekipet e Serisë A, teksa pas Juventusit, e dyta në radhë është Milani, ku vlera në merkato shkon 408 milioonë euro, e më poshtë Interi me 364 milionë euro.

acquistiA-kbwC-U3402349902900K8-528x329@Gazzetta-Web_528x329

Related posts

KAOS NË BRAZIL/ Ish-klubi i Vinicus dhe Paqueta kërkon shtyrjen e ndeshjes pasi Covid-19 i ka pushtuar

Delo.autor

MIQËSORE/ Inzaghi e nis me barazim aventurën tek Inter, “Zikaltërit” barazojnë me Luganon

Delo.autor

Ish-trajneri i Chelsea përfundon në koma…

Sadik.Autor

Leave a Comment