Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

LA SHQIPËRINË DHE IU BASHKUA “SHPRESAVE”/ Mustafa sqaron pse e mori këtë vendim të vështirë

Pak ditë më parë, Valdrin Mustafa vendosi të largohej nga Shqipëria dhe të zgjidhte Kosovën, ku aktualisht edhe është pjesë e skuadrës së 21-vjeçarëve.

Futbollisti i Hanoverit në Gjermani, e ka cilësuar këtë vendim një zgjedhje zemre, por gjithmonë duke shpresuar që në fund të ketë vetëm një Kombëtare.

Për “VipSport.al”, Mustafa flet me nostalgji për kohën kur luante me Shqipërinë, duke shtuar se po e pret me padurim ndeshjen direkte pas një muaji në “Elbasan Arena”.

Sakaq, ai u shpreh se si Shqipëria, ashtu edhe Kosova janë të bekuara, pasi kanë në gji një numër të madh talentesh.

Valdrin, vendosët të largoheshit nga Shqipëria për të zgjedhur Kosovën. Cila ishte arsyeja e këtij vendimi?

Së pari dua të them se vendimi im për të luajtur për Kosovën nuk ishte vendim kundër Shqipërisë, por ishte më shumë një vendim i marrë nga zemra. Unë edhe pse kam lindur në Gjermani, e gjithë familja ime vjen nga Kosova dhe natyrisht ishte ajo ndjenja qe më tërhoqi ta bëj këtë vendim, me shpresën e madhe natyrisht që një ditë të gjithë ta kemi vetëm një Kombëtare dhe që të mos kemi më këto diskutime.

A kishte ndonjë ndikim që të bëri të marrësh këtë vendim?

Vendimin e mora unë vetë, por ishin edhe njerëzit e afërt ata që më bënë të kuptoj planin afatgjatë që Federata e Futbollit të Kosovës ka me mua.

A mendon se lëvizje të tilla mund të bëjnë edhe përçarje mes Shqipërisë dhe Kosovës?

Futbolli është mes nesh dhe ka gjithmonë dinamika të ndryshme, nga të gjitha anët. Nuk besoj se një vendim që bëra unë, të krijojë përçarje mes dy federatave vëllazërore dhe profesioniste si FFK dhe FSHF.

Çfarë ambienti ke gjetur ndryshe te Kosova në krahasim me Shqipërinë?

Kosova është një skuadër e re, dhe ka bërë një punë të madhe në këto vitet pas pranimit në UEFA dhe FIFA dhe me kalimin në fazë profesionale. Unë te Shqipëria, kam pasur gjithmonë momente fantastike me çunat, me të cilët akoma kam kontakte të rregullta. Tani, edhe në Kosovë është e njëjta gjë sepse kam ardhur nga vëllai tjetër.

Cila skuadër të duket më e fortë, Kosova U21 apo Shqipëria U21?

Të dyja skuadrat janë të bekuara me talente të jashtëzakonshme dhe me potencial të lartë sportiv. Se cila skuadër është më e mirë, ia lëmë kohë në dorë dhe shohim.

Pas një muaji luani kundër Shqipërisë U21. Si po e pret atë ndeshje, a ka emocion të veçantë

Që tani kam emocione për ndeshjen kundër Shqipërisë dhe i gëzohem shumë faktit që do t’i shoh sërish të gjithë. Vetë ndeshja do të jetë krejt profesionale sepse të gjithë ne jemi ashtu.

Related posts

SENSIBILIZOJNË NAPOLIN/ Ja si tifozët e Atleticos kritikojnë “Zonjën e Vjetër”

Delo.autor

SHKARKIMI I MOURINHOS/ Zbulohet trajneri i përkohshëm që do të mbyllë sezonin…

Isa.Autor

LIVE/ Partizani-Tirana: Zhbllokohet sfida, “DJALI I QAN HALLIN BABAIT” dhe “tërbon” bardheblutë  (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment