Futboll Sport

“KA QENË NJË JAVË E VËSHTIRË”/ Gjesti human i trajnerit të Spanjës: Jap dorëheqjen, nëse Luis Enrique dëshiron…

Robert Moreno ka thënë se është i gatshëm të japë dorëheqje nga posti i trajnerit të Spanjës, nëse ish-trajneri Luis Enrique dëshiron të rikthehet në këtë post në të ardhmen.

Enrique dha dorëheqje nga posti i trajnerit të ekipit kombëtar spanjoll në fillim të këtij viti për arsye personale dhe të enjten e kaluar njoftoi se vajza e tij 9-vjeçare, Xana, kishte vdekur nga sëmundja e kancerit.

“Ka qenë një javë e vështirë”, tha Moreno në një konferencë për mediat para ndeshjeve kualifikuese për Euro 2020 që Spanja do t’i luajë ndaj Rumanisë dhe Ishujve Faroe.

Moreno e nisi në ekipin kombëtar të Spanjës si ndihmës trajner i Enriques, para se të emërohej trajner dhe ta udhëhiqte ekipin në ndeshjet kualifikuese të marsit dhe qershorit.

Edhe pse tani është trajner i Spanjës, Moreno këmbëngul se është i gatshëm t’ia lirojë vendin Enriques nëse ai dëshiron të rikthehet.

“Unë e vlerësoj Luisin si mik dhe shoqëria jonë vjen para gjërave të tjera. Nëse ai dëshiron të kthehet një ditë, unë me qejf ia liroj vendin dhe punoj me të”, shtoi ai.

Related posts

REALIZOI GOLIN E PARË NË BUNDESLIGË/ Rrëfen “gladiatori” Gjasula: Ja pse bëra shqiponjën

Delo.autor

Manchester United mban peng Martial prej çmimit, kërkon… milionë stërlina

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ PSG sfidon Premier League, futet në garë për portierin e talentuar!

Delo.autor

Leave a Comment