Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Messi prish marrëdhëniet me presidentin e Barcelonës për shkak të…

Marrëdhëniet mes Lionel Messit dhe presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, janë të ftohta momentalisht.

“Cadena SER”, raporton se ata të dy nuk janë takuar në Monaco, gjatë hedhjes së shortit të Ligës së Kampionëve dhe shkaku është Neymar.

Braziliani ka marrëdhënie shumë të mira me yjet e Barcelonës dhe në dhomat e zhveshjes së katalanasve kërkonin rikthimin e tij, gjë që nuk u bë.

Siç raporton kjo media, lojtari i PSG-së kishte kontakt të përditshëm me yjet e Barcelonës për t’u informuar me atë që do të bënte klubi.

Messi kështu duket se ka hatërmbetje me presidentin për dhuratën që nuk u bë gjatë merkatos verore.

Related posts

FITORE DRAMATIKE NË “NIKO DOVANA”/ “Durrsakët” mposhtin Skënderbeun në frymën e fundit

Delo.autor

Skedina e ditës/ Këto ndeshje ju bëjnë me para sot

Q.Autor

MERKATO E VERËS/ Partizani “peshkon” në Superiore, Ndreca dhe titullari i Laçit në radarët e klubit

Delo.autor

Leave a Comment