Futboll Kategoria Superiore Sport

PËRBALLJA QË PRESIM TË GJITHË/ Një derbi për të mos u humbur apo për tu fituar?

Ethet e derbit vijnë në rritje, përballja që të gjithë presim, e aftë që të elektrizojë kryeqytetin ku ditën e derbit thuajse gjithçka vërtitet rreth tij. Megjithatë për të pranuar një fakt, spektakli i tribunave zakonisht ka tejkaluar atë të fushës , dhe derbi jo rrallë ka prodhuar edhe ndeshje ku ajo që ka mbizotëruar ka qenë frika për të mos humbur. Si do të jetë këtë herë, në fakt arsyet për të mos humbur nuk mungojnë në të dyja kampet, te Partizani fillimi i sezonit nuk ka qenë në nivelet e pritura, dhe një humbje mund të bëjë që të rrezikojë edhe trajneri Lerda.

Te Tirana, pas humbjes me Kukësin, bardhebluve ju duhet të mos pësojnë një goditje psikologjike që mbart një disfatë përballë rivalëve të përjetshëm. Megjithatë arsyet që rrisin për të parë një derbi të bukur janë më shumë, bëhet fjalë vetëm për fillimin e kampionatit, ky është një derbi ku natyrisht mbizotëron prestigji dhe ku llogaritë e pikëve nuk përbëjnë shqetësimin kryesor, janë edhe plot 31 javë kampionat, 3 derbi të tjerë, me shumë mundësi 5 nëse të dyja skuadrat shkojnë deri në çerekfinalet e Kupës për këtë sezon.

Te Partizani ndërkohë, mungesa e golit në këtë fillim kampionati, vetëm 3 të shënuar në pesë javë, dhe për Lerdën një shqetësim duhet të jetë ai për të rigjetur golin në derbi, ndoshta duke i shtuar diçka në asetin sulmues skuadrës. Sa për Tiranën, ajo e 100 vjetorit është një skuadër e ndërtuar për të luajtur në sulm, madje filozofia është përqafuar që vitin e kaluar nga Mema, dhe fakti që këtë vit e konsiderojnë veten më të armatosur për të fituar më në fund derbin, është një tjetër shtysë më tepër për tu hedhur përpara. Mbi të gjitha ajo që është kryesorja, rivaliteti, duhet të ketë shumë etje te Partizani për tu treguar bardhebluve se kush janë kampionët, te Tirana shumë uri për ta fituar më në fund një përballje që vitet e fundit është kthyer në një statistikë sikletosëse për ngjyrat dhe historinë e klubit. Më shumë se sa për të mos u humbur, për të dyja skuadrat, ky duhet të jetë një derbi për tu fituar!

Related posts

Abramovich, presidenti që mbush xhepat e trajnerëve të shkarkuar

Isa.Autor

E ARDHMJA E SELMANIT SHNDËRROHET NË “TELENOVELË”/ Portieri shqiptar ka arritur akordin së fundmi me klubin e…

Delo.autor

NUK DI TË NDALET ME WERDER BREMEN/ Pas 6 minutash lojë, Rashica shënon një super gol në Gjermani (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment