Futboll Sport

DO TË LUHET NË “ELBASAN ARENA”/ UEFA cakton gjyqtarët e sfidës Shqipëri-Islandë, ja emrat

Menjëherë pas takimit me Francën në transfertë, Shqipëria do të rikthehet në tokën kuqezi, ku do të presë në datën 10 shtator, Islandën në stadiumin e Elbasanit.

Ditën e sotme, UEFA ka bërë publike edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi në këtë takim të Grupit H.

Trupa kryesore e arbitrave do të jetë sllovake, me kryesor Ivan Kruzliak.

35-vjeçari nga Bratislava, është arbitër ndërkombëtar që prej vitit 2011, ndërsa ka arbituar vetëm një herë Shqipërinë, në miqësoren me Austrinë në vitin 2016, e cila u fitua nga austriakët me shfirat 2-1, e ndër të tjera akordoi edhe një karton të kuq për Ergys Kaçen, si pasojë e dy të verdhëve.

I njëjti arbitër, ka arbitruar edhe Shqipërinë U21 përballë moshatarëve të Portugalisë, në vitin 2011, takim i cili ka përfunduar në shifrat 2-2, dhe sërish ka pasur karton të kuq për kuqezinjtë, ku me dy të verdhë është ndëshkuar Eni Imami.

Ky arbitër nuk nxjerr shumë kartonë të verdhë gjatë ndeshjeve, me një mesatare prej 2.3 për takim.

Ndihmës të Kruzliak, do të jenë Tomas Somolani dhe Milan Shtrbo, ndërsa i katërt Peter Kraloviç.

Vëzhguesi i takimit do të jetë spanjolli Huan Antonio Fernandez Marin.

Takimi mes Shqipërisë dhe Islandës luhet më 10 shtator, në orën 20:45 në “Elbasan Arena”.

Related posts

E DHIMBSHME/ Aksidenti i tmerrshëm, humbin jetën 2 futbollistët e rinj (VIDEO)

Delo.autor

“TEUTA SUPER, KEMI FUTUR NË STRES TRAJNERIN”/ Lorenco Vila: Goli në finalen e Kupës, i paharrueshëm

Delo.autor

E ARDHMJA E UELLSIANIT NË DYSHIM/ Vera e jashtëzakonshme e Gareth Bale

Delo.autor

Leave a Comment