Champions League Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Atletico Madrid-Juventus. Rezultati 0-2

Një nga super sfidat e mbrëmjes, është padyshim ajo mes Atletico Madrid, që pret në shtëpi Juventus. Bardhezinjtë e eliminuan Atleticon sezonin e shkuar në fazën me eliminim direkt, dhe ekipi i Simeones tashmë kërkon një lloj revanshi, edhe pse në grupe.

Juventusi do të luajë me skemën 4-3-3 me Danilon që do ta nisë nga minuta e parë. Bonucci dhe De Ligt do të luajnë në qendër të prapavijës dhe Alex Sandro në të majtë. Pjanic ia del për të qenë titullar pas dëmtimit të pësuar në fundjavë, ndërsa Cuadrado, Ronaldo dhe Higuain luajnë në sulm.

Ndërkohë Atletico Madridi do të luajë me skemën 4-4-2. Simeone ka vendosur formacionin më të mirë me Trippier në krahun e djathtë. Lemar do të luajë mesfushor i majtë teksa në sulm do të jetë dyshja e ëndrrave Diego Costa me Joao Felix.

 

 

LIVE/ Atletico Madrid – Juventus 0-2

MINUTA 65/ Juventus dyfishon shifrat me golin e shënaur nga Blaise Matuidi.

MINUTA 48/ Juventus kalon në avantazh me golin e shënuar nga Juan Cuadrado.

Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë me porta të paprekura.

Nis sfida

Related posts

E BUJSHME/ Mesfushori “VRASËS” nga ANGLI gati për tu transferuar te MILANI

Isa.Autor

“Këtë herë do të jetë njësoj si një kafe e shtrydhur”, trajneri i Barçës jo entuziast për “El Clasicon”

Sadik.Autor

DO TË LARGOHET NGA NAPOLI NË FUND TË SEZONIT/ Trajneri Gatusso gati për aventurën e re, merr me vete edhe Hysajn

Delo.autor

Leave a Comment