Futboll Premier League Sport

GJYSMËFINALET E KUPËS SË ANGLISË/ Statistikë e veçantë, Chelsea dhe Leicester shënuan gol në minutën e njëjtë (VIDEO)

Finalja e Kupës së Anglisë do të luhet ndërmjet Çelsit dhe Lestërit në datën 15 maj në stadiumin gjigand të Uemblit.

Të dyja skuadrat morën një fitore minimale 1-0, teksa Çelsi mposhti Sitin me një gol nga Zijesh ndërsa Lestëri mposhti Sauthemptonin pas një goli të sulmuesit Iheanaço. E veçanta është se të dy golat e fitores kanë ardhur në minutën e njëjtë të ndeshjes, në të 55-të dhe nga një aksion thuajse identik nga krahu i majtë i fushës.

Rastësia e madhe i ka habitur të gjithë se si gjysmëfinalet përfunduan me rezultat të njëjtë nga një gol i shënuar në minutën e njëjtë. Kot nuk thonë që rastësia është mbreti i botës.


Goli i Lestërit në minutën e 55-të

Goli i Çelsit në minutën e 55-të

Related posts

SHQIPËRI-POLONI/ Mungesë e mistershme, mbrojtësi kuqezi nuk është as në stol (FOTO)

Delo.autor

Pas 14 vitesh Lokomotiva kampione e Rusisë, Mançini kënaqet vetëm me pjesmarrjen në Europë

Sadik.Autor

“ËSHTË E PAKUPTUESHME…”/ Ish-gjyqtari spanjoll: Çmenduri sesi Leganes s’iu dha penallti kundër Real Madridit

Delo.autor

Leave a Comment