Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Angli-Kosovë. Rezultati 1-1

Kosova luan ndeshjen e pestë në grupin A kualifikues për Europianin 2020, në transfertë ndaj Anglisë.

“Dardanët” renditen të dytët në grup me 8 pikë, dhe vijnë nga një formë e jashtëzakonshme, prej 15 ndeshjesh pa humbje. Teksa ka shanse reale për t’u kualifikuar në EURO 2020, ekipi i Bernard Shaland kërkon një tjetër surprizë në grup, këtë herë në fushën e Sauthemptonit, në “Saint Mary’s Stadium”.

Trajneri Shaland nuk ka bërë ndonjë surprizë në formacion, duke qenë edhe se zgjedhjet janë të pakta prej dëmtimeve të shumta, e kryesisht luajnë ata që fituan edhe ndeshjen ndaj Çekis.

 

MINUTA E 8/ Anglia barazon shifrat me golin e shënuar nga Raheem Sterling.

MINUTA E 1/ Kosova ka kaluar në avantazh me golin e shënuar nga Valon Berisha.

Nis sfida

20:45 | Angli-Kosovë 1-1

 

FORMACIONET

ANGLIA: Pikford, Aleksandër-Arnold, Meguajër, Çiluell, Rajs, Kin, Henderson, Barkli, Sterling, Sanço, Kejn.  Trajner: Garet Sauthgejt.

KOSOVA: Muriç, Vojvoda, Aliti, Rrahmani, Hadërgjonaj, Voca, Halimi, Muslija, V.Berisha, Celina, Muriqi.  Trajner: Bernard Shaland.

Related posts

ZBULON NJË PRAPRASKENË ME “KUQEZINJTË”/ Presidenti i Fiorentinës tregon: Ju tregoj si kinezët ndryshuan gjithçka brenda natës…

Delo.autor

GRANADA-REAL MADRID/ Zidane kërkon me çdo kusht fitoren për të vazhduar garën për titull (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

BORXHET E SHUMTA DETYROJNË INTERIN T´I FIKSOJNË ÇMIMIN LUKAKUT/ Ja sa kushton gjiganti belg

Delo.autor

Leave a Comment