Breaking News Ndeshjet Live Sport

FLUTUROJNË NË ELBASAN ARENA/ Shqipëria mposht me “POKER” Islandën

Në “Elbasan Arena” u luajt sfida e vlefshme për Grupin H eliminator të “EURO 2020” mes Shqipërisë dhe Islandës.

Pas humbjes 4-1 në Francë, kuqezinjtë reagojnë në shtëpi, duke shpërthyer me “poker” ndaj islandezëve.

Skuadra e Edi Rejës fiton me rezultatin 4-2, duke u ngjitur në kuotën e 9 pikëve në grup.

LIVE| SHQIPËRI – ISLANDË 4-2

KOMENTI LIVE: 

“Live” te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes

90′ Akordohen 6 minuta shtesë!

85′ Manaj mundohet i vetëm dhe driblon bukur duke provuar të gjejë hapësirë, por ndalet nga mbrojtësi.

83′ GOOOOOOL SHQIPËRIA 4-2/ Çmenden në festë shqiptarët, Cikalleshi shënon golin e katërt! Pas një asisti të Memushajt, sulmuesi kavajas e merr bukur topin brenda zonës, shkarkon të majtën, duke e dërguar topin në trekëndësh!

79′ GOOOOOL SHQIPËRIA 3-2/ Sërish në avantazh kuqezinjtë, shënon Odise Roshi!

76′ Kuqezinjtë kërkojnë 11-metërsh pas rrëzimit të Cikalleshit brenda zonës, nuk është i këtij mendimi gjyqtari.

74′ Goditje dënimi për Shqipërinë, provon Memushaj me një gjuajtje, topi devijohet nga muri dhe shkon në këndore.

73′ Zëvendësim i tretë te Shqipëria, largohet Hysaj i dëmtuar, në fushë Abrashi!

71′ Zëvendësim te Islanda, largohet nga fusha Bjarnason, vendin e tij e zë, Magnuson.

66′ Zëvendësim i dytë te Shqipëria, largohet Gjimshiti, vendin e tij e zë Veseli.

64′ Momente të vështira në zonën e Strakoshës, islandezët kërkojnë golin e avantazhit!

63’ Zëvendësim te kuqezinjtë largohet Lenjani dhe vendin e tij e zë Odise Roshi.

58′ GOL ISLANDA 2-2/ Na ndëshkon lojtari i sapofutur në lojë Sigthorson! Prekja e parë e topit, sulmuesi nuk fal duke barazuar shifrat, pas një rrëmuje në zonë!

56′ Zëvendësim te Islanda, largohet Hallfredson, vendin e tij e zë Sigthorson!

52′ GOOOOL SHQIPËRIA 2-1/ Aksion fantastik! Kuqezinjtë sërish në avantazh! Shënon Elsi Hysaj!  Manaj jep një top mjaft të bukur  për Hysajn, i cili ka dalë i vetëm përballë portierit duke shënuar golin e tij të parë në karrierë me fanellën e Kombëtares.

47′ GOL ISLANDA 1-1/ Vendoset baraspesha në “Elbasan Arena”! Sigurdson gjen rrugën e rrjetës pas një përgjumje në mbrojtje!

46′ Nis pjesa e dytë

44′ Akordohet 1 minutë shtesë!

43′ Islandezët provojnë të rrezikojnë sërish me yllin Sigurdson, por gjuajtja e mesfushorit të Evertonit, shkon jashtë kuadratit.

37′ Arnason është i ndëshkuari i parë i sfidës, pas ndërhyrjes të gabuar në mesfushë!

35′ Manaj provon me një gjuajtje nga distanca, topi shkon jashtë kuadratit.

33′ GOOOOL SHQIPËRIA 1-0/ Zhbllokohet shifrat! Dermaku kalon në avantazh kuqezinjtë pas një asist fantastik të Memushajt!

31′ Mundësi mjaft e mirë për Shqipërinë. Hysaj nga e djathta, jep një top  të bukur për Baren brenda zonës, por mesfushori nuk arrin të koordinohet siç duhet, duke gjuajtur keq.

28′ Bare jep një top fantastik për Hysajn, i cili provon ta kthejë në zonë, por largojnë futbollistët islandezë.

26′ Mundësi shënimi për Islandën, Sigurdson nuk tregohet i saktë brenda zonës, duke gjuajtur jashtë kuadratit. Moment i vështirë në portën e Strakoshës.25′ Sigurdson provon me një predhë nga distanca, topi shkon ngjitur me traversën e portës të mbrojtur nga Strakosha!

22′ Shqipëria provon sërish me Manajn, që e merr mjaft bukur topin brenda zonës, por vonohet në momentin e fundit, duke i dhënë mundësinë kundërshtarit të ndërhyjë, goditje nga këndi për Shqipërinë!

18′ Islandezët provojnë të qarkullojnë topin në mesfushë, të vendosur mirë kuqezinjtë e Rejës!

12′ Drithërima në “Elbasan Arena”, kuqezinjtë shpërdorojnë një rastë të artë shënimi me Manaj, pas një rrëmuje brenda zonës.

11′ Fantastik Memushaj, mesfushori vlonjat dhuron spektakël në mesfushë duke shmangur disa kundërshtarë, teksa fiton goditje dënimi!

8’ Islandezët mundohen që të organizohen megjithatë e kanë të vështirë të gjejnë hapësira në mbrojtjen tonë.

3′ Shqipëria provon të rrezikoj me Manajn! Hysaj kroson nga e djathta, por nuk arrin ta prekë topin sulmuesi lushnjar. Kuqezinjtë e nisin në sulm.

 

2’ Goditje dënimi për Shqipërinë, aty ku vjen krosimi në zonë por topi shkon në duart e portierit.

1′ Ka nisur sfida në “Elbasan Arena”

FORMACIONET ZYRTARE: 

SHQIPËRIA: Strakosha, Gjimshiti, Ismajli, Dermaku, Lenjani, Hysaj, Bare, Memushaj, Gjasula, Manaj, Çikalleshi.

ISLANDA: Halldorson, Harmanson, R.Sigurdson, Arnason, Skulason, Sigurjonson, Bjarnason, Hallfredson, Gunarson, G.Sigurdson, Bodvarson.

Related posts

Luftëtari konfirmon afrimin e radhës/ Gjirokastritët e marin seriozisht pjesmarrjen në Europë

Sadik.Autor

PIKANTE/ Tifozi uellsian harron PORTOFOLIN pas ndeshjes miqësore, SHQIPTARI e “shpëton” (FOTO)

Isa.Autor

PLAS TEK REALI/ Lopetegui befason, COURTOIS dhe VARANE sërish në stol

Isa.Autor

Leave a Comment