Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Skënderbeu-Bylis. Rezultati 0-3

Po luhet në Korçë sfida mes Skënderbeut dhe Bylisit e vlefshme për javën e 3-të të Kategorisë Superiore. Skuadra e Ilir Dajës vjen në këtë përballje pas 2 triumfesh, teksa do të kërkojë suksesin e tretë radhazi, përballë ballshiotëve, që kanë arritur të sigurojnë 1 pikë në 2 javët e para.

Kujtojmë që përballja e fundit mes këtyre dy skuadrave daton më 30 prill të vitit 2016, teksa korçarët triumfonin me rezultatin e pastër 3-0 falë golave të Salihit dhe Xhejms, ky i fundit realizoi dopietë.

Për sa i përket formacioneve, trajneri Daja nuk ka preferuar të bëjë ndryshime nga ndeshja e fundit ndaj Laçit, ndërkohë që ballshiotët vijnë me disa risi, ku spikat aktivizimi i Jankut dhe Qaradakut nga minuta e parë.

LIVE| SKËNDERBEU-BYLIS 0-3

Peposhi 11′, Guindo 45′, Hidi 61′ (p)

KOMENTI LIVE:

61′ GOOOL BYLISI 0-3/ Shkërmoqet Skënderbeu, ballshiotët shënojnë golin e tretë me portierin Hidi, i cili tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. 

60′ Penallti për Bylisin, e shkakton Pollozhani, i cili ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Guindos.

58′ Bylisi pretendon për 11-metërsh pas rrëzimit të Guindos brenda zonës, gjyqtari kryesor akordon penallti, megjithatë asistenti nuk është i atij mendimi dhe e anulon. Protestojnë miqtë.

56′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Taipi, vendin e tij e zë Turtulli.

54’ Mundësi e artë për Bylisin me Ntepe, i cili avancon i vetëm përballë portierit Koliçi dhe godet, por topi shkon në duart e gardianit pogradecar.

53’ Bylisi në sulm, pas një harkimi nga e djathta, largon në vështirësi mbrojtësi Meksi.

48′ Dejvi Bregu provon të rihapë sfidën me një gjuajtje në hyrje të zonës, topi shkon jashtë kuadratit të Hidit.

46′ Starton pjesa e dytë, trajnerët nuk bëjnë ndryshime.

Mbyllet pjesa e parë.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

45′ GOOOL BYLIS 0-2/ Nuk kanë fund surprizat në Korçë, ballshiotët dyfishojnë rezultatin me anë të Guindos, i cili godet saktë me nga brenda zonës, pas aksionit fantastik të Qardakut brenda zonës, duke mposhtur portierin Koliçi. 

41′ Tjetër mundësi shënimi për Bylisin me anë të Qardakut, por gjuajtja e talentit shkodran shkon jashtë kuadratit.

35′ Drithërima në portën e Koliçit, pranë golit të dytë Bylis me Guindon, i cili provon me një gjuajtje potente nga jashtë zonës, topi shkon ngjitur me traversën.

33′ Ndizet sfida në Korçë. Skuadra e Dajës, merr frenat e lojës në dorë dhe kërkon me ngulm golin e barazimit, mbrohen mirë ballshiotët.

32′ Gripshi provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, topi ndalet nga muri. Sfumohet kjo mundësi shënimi.

30′ Bicaj ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Gripshit. Goditje dënimi në favor të Skënderbeut, shumë pranë zonës.

25′ Muzaka ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj kapitenit Murataj.

23′ Skënderbeu provon të rrezikojë me Taipin, por tentativa e mesfushorit largohet në këndore nga futbollistët e Bylisit.

21’ Goditje dënimi për Skënderbeun, topi i krosuar nga Gripshi shkon jashtë kuadratit.

14′ Aksion i rrezikshëm i Skënderbeut, por nuk vlen, pasi Dejvi Bregu zihet në pozicion jashtë loje.

11′ GOOOL BYLIS 0-1/ Ballshiotët kalojnë në avantazh me anë të futbollistit Peposhi! Pas një asisti nga Murataj, Peposhi nuk ka falur brenda zonës, duke mposhtur portierin Koliçi, me një gjuajtje të saktë me të djathtën. 

6’ Tjetër mundësi e mirë për Bylisin, Ymeralilaj tenton goditjen në hyrje të zonës, por topi shkon jashtë.

4’ Goditje nga këndi në favor të Bylisit,  kroson Qaradaku në zonë për Bicajn, por goditja e mbrojtësit lezhian shkon jashtë kuadratit.

2′ Pranë golit Skënderbeu me Oto Xhon që ka shpërdoruar një mundësi të artë shënimi. Në një penallti në lëvizje, sulmuesi i skuadrës korçare, ka goditur keq, duke e dërguar topin në duart e Hidit.

1′ Ka startuar sfida në Korçë!

FORMACIONET ZYRTARE:

Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Pëllumbi, Pollozhani, Dita, Taipi, Muzaka, Gripshi, Bregu, Oto Xhon, Krasniqi. Trajner: I. Daja.

Bylisi: Hidi, Bicaj, Janku, Mëllugja, Peposhi, Ntepe, Ymeralilaj, Turabov,  Murataj, Qardaku, Guindo. Trajner: V. Dovedan.

Gjyqtar: K. Kola.

Related posts

DERBI I KRYEQYTETIT/ Partizani rrëmben armët para sfidës, ja si përgatiten “të kuqtë” për Tiranën… (FOTO)

Delo.autor

PANUCCI E KA HARRUAR/ Gol ndaj kryesuesve dhe trofe, Bakaj shkëlqen me Shakhtjor

Isa.Autor

E PAZAKONTË/ Godet kundërshtarin qëllimisht nga prapa, arbitri anglez befason me veprimin e tij (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment