Futboll Premier League Sport

“ME KËTË FANELLË KA FITUAR “TOPIN E PARË TË ARTË”/ Fernandesh zbulon bisedat: Ronaldo pyet shpesh për “Djajtë e Kuq”

Njëzet e dy ndeshje, 12 gola dhe tetë asiste. Kjo përgjigje vlen për të gjithë ata që i konsideruan të tepërta 80 milionë eurot që Mançester Junajtid shpenzoi për të marrë Bruno Fernandeshin nga Sportingu i Lisbonës. Portugezi deri më tani e ka justifikuar investimin duke ndihmuar ekipin e tij të kualifikohet në Champions-in e sivjetshëm e të arrinte deri në fazën gjysmëfinale të Ligës së Europës.
fafd2877cfee5b51abd54d16a9dca1df
Lidhur me zgjedhjen e tij, ai ka deklaruar: “Junajtidi ka qenë gjithmonë ekipi i ëndrrave të mia, madje kjo dëshirë u forcua pasi Kristano Ronaldo zbarkoi në Mançester. Që atëherë kam dashur shumë të vesh këtë fanellë, ndaj edhe kur m’u shfaq kjo mundësi, nuk ngurrova për asnjë çast”. 25- vjeçari tashmë është shndërruar në një idhull të tifozërisë e cila me lojtarët portugezë ka pasur gjithmonë një lidhje të fortë. Por me sa duket, dashuria është e ndërsjellë dhe Fernandesh konfirmon se edhe Kristiano Ronaldo e “ka” mendjen në Mançester.
ronaldobruno2408a
“Kam folur me Kristanon pasi zgjodha Mançesterin, por mbaj mend se edhe më herët ai me fliste me superlativa për klubin. Për herë të fundit kemi komunikuar disa ditë më parë, por ai asnjëherë nuk harron të më pyesë se si shkojnë gjërat në skuadër e nëse gjithçka është në rregull”, deklaroi Fernandesh për “Daily Mail”. Në intervistën e tij, sulmuesi ka dhënë të tjera detaje mbi dashurinë që ylli i Juventusit ndien për “Djajtë e kuq”, madje ai ka edhe një shpjegim duke saktësuar: “Të gjithë e dinë se sa shumë është i lidhur Kristiano me Mançesterin dhe historinë e klubit. Të mos harrojmë se me këtë fanellë ka fituar për herë të parë ‘Topin e Artë’, ndaj është e natyrshme që të ketë një lidhje të fortë me skuadrën ku ka lënë gjurmë të thella e ka shënuar shumë gola. Personalisht më ka folur shumë mirë për Mançesterin, por edhe sikur të më fliste keq, nuk do të kisha ndryshuar mendje. Ky klub ka qenë gjithmonë në dëshirat e mia e nuk kishte asgjë që do të më bënte të merrja një vendim tjetër për karrierën time. Deri tani gjithçka ka shkuar në drejtimin e duhur, ndaj uroj që gjërat të përmirësohen edhe më tepër në të ardhmen”.

Related posts

PARTIZANI BIND NË VLORË/ 3 gola për 3 pikë dhe prek me një “dorë” titullin kampion

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Shqipëria mposht me “MANITA” San Marinon dhe merr vendin e dytë në grupin I

Delo.autor

HAKMARRJA E ISH-DREJTUESIT “KUQEZI”/ Fasone HEDH në GJYQ MILANIN, zbulohet arsyeja…

Isa.Autor

Leave a Comment